Shperthen Arlind Qori: Ja si i persekuton Erion Veliaj shitësit ambulantë

0
207

Aktivisti dhe pedagogu Arlind Qori, ka reaguar në lidhje me terrorin që ushtron policia bashkiake ndaj shitësve ambulantë në Tiranë. Qytetarët e Tiranës, kanë qenë dëshmitarë të një gjuetie që bën Bashkia, duke persektuar njerëz të varfër që shesin në rrugë, për të siguruar mbijetesën. Sipas Qorit, Veliaj ka konsensusin e shtresës së pasur të shoqërisë, të cilët besdisen nga prezenca e shitësve ambulantë.

“Veliaj arrin t’i persekutojë shitësit ambulantë pa i hyrë gjemb në këmbë se në këtë pikë ka me vete mikroborgjezët e qytetit, të cilët i bezdis prania e lumpenëve dhe fshatarëve që shesin cigare dhe vezë në trotuar. Duke ngacmuar dëshirën e tyre për rregull dhe ndjeshmërinë raciste, Veliaj orvatet t’i bëjë të harrojnë rritjen e taksës së banesës, tarifës së ujit, çmimit të biletës së autobusit, ndotjen e ajrit dhe kullëzimin e hapësirës urbane”, shkruan aktivisti.

 

Video nga terrori që ushtron policia bashkiake mbi shitësit ambulantë (JOQ) 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here