Rrëmbyen BIZNESMENIN SHQIPTAR dhe i kërkuan 100 mijë euro. Arrestohen Serbët…

0

Dy serbë të akuzuar për pengmarrje janë arrestuar gjatë ditës së djeshme. Ivan S. 43 vjeç nga Beogradi dhe Zoran J. 48 vjeç nga Kurshumlija janë arrestuar dje për rrëmbimin e biznesmenit të pasurive të patundshme nga Prishtina Shaqir P., 50 vjeç, për lirinë e të cilit kanë kërkuar nga partneri i tij 100 mijë euro, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Loading...

Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), dy personat janë arrestuar në Beograd nën dyshimin se kanë rrëmbyer 50-vjeçarin në zonën e Rashkës, ku më pas kanë kërkuar kompensim për lirimin e tij, shkruan Telegrafi.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së Ivan S., precizohet në deklaratë, janë gjetur revole, pushkë gjuetie (karabinë) si dhe 16 copë fishekë, dhe kështu kundër tij do të ngritet padi për armëmbajtje pa leje, posedim i lëndëve shpërthyese.

Sipas informatave jozyrtare, prapa rrëmbimit të Shaqirit nuk fshihen motivet nacionale, por për motive të përfitimit material. Arrestimi i tyre u bë ndodhur në Beograd në momentin e dorëzimit të parave të kërkuara në këmbim të lirimit të Shaqirit.

 

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje