Presidenti i Këshillit Evropian vjen nesër në Tiranë/ Ja mesazhi i tij për vendet e Ballkanit…

0
135

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga 24 deri më 27 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 “Mesazhi për miqtë tanë është i qartë: Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin”, tha Tusk përpara vizitës.

Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t’i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij”, tha Tusk.

Vizita e Tusk vjen pas vizitës së Mogherinit dhe dritës jeshile që Shqipëria pret nga Këshilli i Evropës.

Gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë Tiranën, Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Sipas njoftimeve nga Brukseli, qëllimi kryesor i vizitës së tij është përgatitja për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet më 17 maj në Sofje, si dhe pjesëmarrja në samitin rajonal në procesin e Brdo-Brionit në Shkup.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here