Përplaset rëndë nga një makinë/ Burri me motor u…

0
124

Një makinë u përplas me një motoçikletë, në rrugën kryesore të fshatit Këmishtaj të Divjakës. Për pasojë drejtuesi i motorit u plagos rëndë.

Mihal Nushi, 64 vjeç u dërgua në spitalin e Lushnjës, kurse drejtuesi i Benzit një 23-vjeçar nga Tirana Pjerino Jaupllari u shoqërua në polici për sqarimin e ngjarjes.

Sipas policisë lokale, shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave në qarkullim nga dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident. Fillimisht Jaupllari ka dashur të shmangë përplasjen me një tjetër motor, por ka përplasur motorin që drejtonte 64-vjeçari, i cili nuk kishte kaskë në kokë dhe mori plagë të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here