Standard.al

Nis llogaria për fronin, Juventus apo Napoli?!

0

Klasifikimi thotë që Juventus ka ende një pikë avantazh dhe me diferencën e golave në favor të saj në rast se në finish do të jetë me pikë të barabarta me Napolin, e bën të jetë optimiste. Por inercia e kampionatit dhe kalendari lënë të kuptohet që në sprintin e fundit në serinë A, mund të materializohet rokada më e bujshme, ajo që do t’i japë titullin formacionit jugor.

Kush priste që kampionati të mbyllej në mbrëmjen e së dielës u surprizua në minutat finale. Suksesi në “Juventus Stadium” përveçse ka elektrizuar tifozët e Napolit, i ka dhënë lojtarëve të trajnerit Sarri vetëdijen se mund t’ia dalin edhe ndaj favoritëve. Juventus nga ana e saj tregoi shenja lodhjeje fizike dhe mendore, pasi ka dominuar në 6 sezonet e fundit.

Në letër, kalendari është në favor të Napolit. Skuadra jugore do të presë që Inter dhe Roma t’i bëjnë dhurata të bukura nëse ndalojnë Juventusin. Këto rivalë janë dukshëm në nivel më të lartë vështirësie, sesa Fiorentina e Sampdoria, që përfaqësojnë dy transfertat e të kaltërve.

Napoli do të ketë gjithashtu përballje të lehta në stadiumin “San Paolo” ndaj Torinos dhe Krotones, dy pengesa krejtësisht të kalueshme që mund ti japin fronin. Ndërkohë Juventus duhet të administrojë mirë pikën e brishtë të avantazhit, duke nisur nga e shtuna me Inter, e më pas Bolonja, Roma, dhe Verona si e fundit në shtëpinë bardhezi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.