Merren në pyetje kushërinjtë që kanë konfliktin e pronave me Memon

0
169

Policia e Fierit ka nisur të marrë në pyetje të gjithë personat që kanë qenë në konflikt me familjen Memo. Më të dyshuar janë disa kushërinj të largët të Ervin Memos që prej shumë vitesh pretendojnë tokë tek një pasuri që familja Memo thotë se ua ka dhuruar gjyshi.

Atentati me tritol në makinë ndaj 38 vjeçarit Ervin Memo duket se i ka rrënjët tek toka e gjyshit. Të paktën kjo është pista kryesore e hetimit që ka përzgjedhur grupi hetimor në policinë e Fierit.

Bëhet fjalë për disa konflikte të hershme dhe të vazhdueshme midis familjes Memo dhe kushërinjve të tyre të largët për një tokë të trashëguar.

Nga informacionet e deritanshme që ka siguruar policia, një pronë në periferi të Fierit, një pjesë e saj e kthyer në vreshtari, familja Memo e ka trashëguar nga të parët e tyre. Por për këtë pasuri kanë pretenduar dhe pjestare të tjerë të fisit.

Kjo ka shkaktuar konflikte të vazhdueshme mes palëve deri në hapjen e proceseve gjyqësore që para 15 viteve.

Grupi hetimor ka nisur marrjen në pyetje të shumë personave, kushërinj e të njohur të Ervin Memos, por ende nuk ka arritur tek autori që vendosi eksplozivin në makinën e tij.

38 vjeçari aktualisht është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai hyri në makinë për ta lëvizur atë nga parkimi dhe eksplozivi ishte në sediljen e pasagjerit.  Mjeti tip benz kishte kohë i lënë në atë vend poshtë banesës pasi Memo e kishte nxjerrë në shitje.

Shpërthimi që besohet se u bë me telekomandë ishte aq i fuqishëm saqë banorët e Fierit qëndruan tërë natën jashtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here