Grupi i PD vendos bojkot komisioneve: Protestojmë. Berisha, deputetëve: Ramën ta rrëzojmë si Enveri

1
410

Deputetët e Partisë Demokratike do t’i braktisin komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, për të dalë në terren dhe për të mbëhstetur protesta. Ka qenë ky urdhri që i kanë dhënë sot Lulzim Basha dhe Sali Berisha deputetëve të djathtë.

Gjatë mbledhje së sotme të zhvilluar në selinë e PD-së në Tiranë, kryetari i forcës së djathtë Lulzim Basha informoi se ku do të përqëndrohet aksioni i opozitës. “Këtë javë vazhdon mobilizimi qytetar për problematikat në bashki dhe denoncimin e korrupsionit ëe qeverisë. Në përqëndrimin e tenderave tek disa oligarkë, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratoret”.

Ndërkohë, edhe më i vendosur ka qenë Sali Berisha, i cili duket se i ka dhënë devizën deputëtëve demokratë, se çfarë duhet të bëjnë: “Kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politikë të Kukësit dhe të mbajmë më lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjallë në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat, ne çdo fshat e lagje. Edi Ramën duhet ta rrëzojmë siç rrëzuam Enverin”, – tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Shpellar eshte emer qe ndoshta pershtatet ketij personi te paekulibruar, shqipetaret duhet te mesohen me rregullat e demokracise, per sa kohe qeveria eshte zgjedhur ne votime e pergjitheshme, ajo zbaton programin e saj deri ne zgjedhjet e tjera, protestat e qyteteruara jane e drejte cilido ti beje kunder vendimeve qe mund te jene te diskutueshme.
    Berisha me jargavecin e tij Basha kane marre fund per aresye se jane diskrituar ne opinioni kombetare dhe nderkombetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here