Gjyqi për çiftin shqiptar që fshehen drogen në kukullen e femijës 2 vjeç

0
147

Një çift shqiptar në Ghent të Belgjikës po përballet me 42 muaj burgim për shitje të lëndëve narkotike. Ata kishin fshehur kokainën në ariun prej pellushi të vajzës së tyre 2-vjeçare.

Rasti u zbulua në vitin 2017, ndërsa aktualisht po zhvillohen seancat gjyqësore. Ata u zbuluan nga deklarimet e disa prej klientëve të çiftit, të cilët po blenin kokainë nga shqiptarët. Në banesë iu gjet 10 gram kokainë e fshehur ne arushin e vajzës, si dhe sende të tjera që përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e drogës.

“Isha i sigurt që vajza ime nuk e mbante kurrë atë arush, ishte vendosur lart në dollap. Kokaina ishte fshehur tek arushi sepse nuk e mendova kurrë që policia do të kontrollonte lodrat e fëmijëve”, tha në gjykatë babai i 2-vjeçares.

Prokurori kërkon 30 muaj burgim për babain dhe 1 vit për nënën.

“Zonja shiti drogën kur bashkëshorti i saj nuk ishte në shtëpi, dhe kjo e bën atë bashkëpunëtore”, tha prokurori i çështjes.

Përveç dënimeve, për çiftin shqiptar kërkohet edhe të gjobiten me 130 mijë Euro. Vendimi i Gjykatës do të jepet më 14 Maj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here