EKSKLUZIVE/ Bushati “masakrohet” në SHBA, “Qeveria biznes me Turqinë, fle me Serbinë, flirton me Rusinë e loz me Greqinë”

1
3331

Në një konferencë me temë “Gjeopolitika dhe siguria në Ballkanin Perëndimor”  të zhvilluar në SHBA në New Yourk në Columbus University,  ishte i thirrur ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Nën moderimin e profesorit të mirënjohur të Universitetit të Columbias David Philips, prezumohej që kryediplomati shqiptar të jepte disa përgjigje për atë që cilësohet si rreziku rus për Ballkanin Perëndimor, çështjet e nxehta me Greqinë, marrëdhëniet me Serbinë si edhe partneritetin me Turqinë. Pjesëmarrëse në takim,  Mimoza Ferraj, e cila punon në Gjykatën e Lartë të shtetit Nju Xhersi, dhe që dallohet në Shqipëri si ish–greviste dhe studente e lëvizjes së dhjetorit 1990, flet eskluzivisht për “standard” lidhur me detajet e bisedës. Sipas saj, ministri i Jashtëm jo vetëm që heshti në pjesën më të madhe të pyetjeve, por edhe në ato përgjigjje që dha lidhur me temat e sipërpërmendura ishte evaziv dhe pa logjikë.

Intervistoi: Gëzim Saliu

Ju ishit pjesëmarrëse në takimin me temë “Gjeopolitika dhe siguria në Ballkanin Perëndimor”, ku ishte i ftuar ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.  A mund të na bëni te ditur disa detaje rreth bisedës?

Takimi ishte i një rëndësie të veçantë pasi në të po flitej për tema me rëndësi të veçantë, si gjeopolitika dhe siguria në Ballkanin Perëndimor. Por mund t’ju them se ministri i Jashtëm shqiptar foli për 30 minuta në fillim me atë çka kishte përgatitur vetëm në vija të përgjithshme. Më shumë mu duk si një hartim dhe jo një diskutim i një kryediplomati që flet për tema serioze. Në takim, ministri u pyet fillimisht lidhur me bisedimet me Greqinë dhe me çështjen çame, të dyja pika për të cilat Bushati nuk dha sqarimet e duhura. Në sallë pjesëmarrësit donin të dinin nëse do tu kthehej prona çamëve apo nëse do kishte zgjidhje të çështjes në Strasburg. Por në këtë pikë, aspak etik, ministri jashtëm tha në takim: “Lexoni çfarë kamë thënë në publik për këtë pikë në intervistën për gazetaren greke”. Përpos përgjigjijes aspak serioze, u vu re se ministri nuk i mbante mend as emrin autores së intervistës, gjë të cilën e kujtoi me dashamirësi në takim David Philips.

Po ashtu ministri Jashtëm shqiptar la pa përgjigje shteruese edhe pyetjet lidhur me marrëdhëniet me fqinjët sllavë. Ndërkaq sa i përket pyetjes lidhur me thellimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe rëndësisë që kjo marrëdhënie mos jetë më “secili në bajrakun e vet’, Bushati tha vetëm se këtë e kishte debatuar në facebook. Një tjetër përgjgije që la për të dëshiruar nga ana e ministrit.

E megjithatë pyetje e vazhdueshme nuk munguan, ku lidhur me prezencën e investimeve të shumta turke në Shqipëri, Bushati tha se,: “ Investimet turke në vendin tonë janë në vendin e pestë, kemi të tjera investime parësore e kështu nuk mund të flasim për “mbi prezencë turke” në Shqipëri”.

Në këtë takim, cilat ishin pyetjet tuaja për ministrin e jashtëm shqiptar?

I drejtova ministrit tre pyetje, për të cilat në fakt nuk mora asnjë përgjigje. Pyetja e parë ishte lidhur me politikën e jashtme dhe lidhjet me investime turke. Ndërkohë në pyetjen e dytë, duke marrë shkas nga ajo çka ministri tha më parë në takim lidhur me reformën në drejtësi, u lidh me ekzekutimin e refomës. “ Unë kam 20 vjet që punoj në gjykatën e lartë amerikane dhe ne këtu nuk flasim për reforma, pra kemi bërë këtë e atë, por për rezultatet e tyre, për ekzekutimin e këtyre reformave, zbatimin e tyre. Si do i ekzekutoni ju këto reforma kur në Parlament keni ende kriminelë?” . Kjo ishte pyetja ime e cila mori një përgjigje evazive nga Bushati, i cili broçkulliti edhe një here për reformat e qeverisë pa folur për problemet e mëdha që po kalon vendi lidhur me krimin, korrupsionin etj.

Në fund duke ju drejtuar ministrit i pohova, “Ne si diasporë në SHBA kemi këtë imazh për Shqipërinë: “Qeveria po bën biznes me Turqinë, fle me Serbinë, flirton me Rusinë dhe po loz me Greqinë”. Kjo me sa duket ishte edhe pika e cila i dha fund takimit, pasi u pa që ministri po kërkonte me ngulm “arrtisjen” nga përballja me pyetjet e drejtpërdrejta.

 

*Ekskluzive : Standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here