Standard.al

Efektivi i maskuar u bën ”gropën” 4 shqiptarëve donin ti shisnin…

0

Lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet me targa shqiptare, ndërsa trafikantët e saj, katër shtetas shqiptarë 65, 44, 41 dhe 37 vjeç u arrestuan.

Shqiptarët e arrestuar tashmë, tentuan t’ja shesin lëndën narkotike një polici të maskuar si trafikant.

Pasi trafikantet dorëzuan lëndën narkotike dhe po numëronin paratë e rëna dakord, ndërhynë edhe policët e anti drogës, duke kryer arrestimin.

Agjentët besojnë se dorëzimi i lëndës narkotike bëhej për llogari të tre shtetasve të tjerë shqiptarë, të arrestuar pak ditë më parë prej policisë, nën akuzën e trafikut të drogës.

Katër të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Komotinisë, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.