Deputetët e Partisë Demokratike, protesta në rrugë: “Ramën ta rrëzojmë si…”

0
223

Deputetët e Partisë Demokratike do t’i braktisin komisionet parlamentare gjatë kësaj jave, për të dalë në terren dhe për të mbështetur protesta. Ka qenë ky urdhri që i kanë dhënë sot Lulzim Basha dhe Sali Berisha deputetëve të djathtë.

Gjatë mbledhje së sotme të zhvilluar në selinë e PD-së në Tiranë, kryetari i forcës së djathtë Lulzim Basha informoi se ku do të përqëndrohet aksioni i opozitës.  “Këtë javë vazhdon mobilizimi qytetar për problematikat në bashki dhe denoncimin e korrupsionit të qeverisë. Në përqendrimin e tenderëve tek disa oligarkë, gjendjen në shëndetësi dhe inceneratoret”,- tha Basha.

Ndërkohë, edhe më i vendosur ka qenë Sali Berisha, i cili duket se i ka dhënë devizën deputetëve demokratë, se çfarë duhet të bëjnë: “Kemi arsye të protestojmë për të burgosurit politikë të Kukësit dhe të mbajmë më lart sensin e protestës dhe të mbajmë të gjallë në gjirin tonë këtë diskutim dhe debat, ne çdo fshat e lagje. Edi Ramën duhet ta rrëzojmë siç rrëzuam Enverin”,- mësohet të ketë deklaruar Sali Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here