BËRI REKLAMË PËR “GULF”, REAGON BES KALLAKU: EDHE UNË JAM VIKTIMË SI JU ….

0
306

Kompania e hidrokarbureve “Gulf” ka shpallur falimentimin, duke bërë kështu që qindra qytetarë të bien pre e mashtrimit, pasi kanë marrë tollona nafte, që tani janë kthyer në copa letre pa vlerë.
Por muajit e fundit, aktori i njohur Bes Kallaku ka qenë imazhi i kompanisë “Gulf”.

Ditën e sotme, Besi përmes një sqarimi të gjatë në Instagram bën me dije se edhe ai është mashtruar si shumica e qytetarëve.

Ai thotë se problemet e kompanisë i ka marrë vesh vetëm ditët e fundit, ndërsa deklaron se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Sqarim. Ju bej me dije se kisha rene dakord qe unë te isha imazhi i kompanisë Gulf për një kohe prej 7 muajsh duke filluar nga muaji Dhjetor. Gjate këtyre ditëve e kam marre vesh vetëm nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie.

Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve qe lidhin figurën time kur njësoj si te gjithë te dëmtuarit edhe un jam pjese e këtij dëmtimi te imazhit tim moral dhe ekonomik. Me vjen keq për çdo kënd te dëmtuar dhe te mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirkuptoj këdo. Gjithashtu edhe un do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt.”, shkruan Besi në Instagram

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here