Zjarri në Kashar, drejt vendit të ngjarjes edhe…

0
167

Zjarri i përmasave të mëdha në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar duket se nuk po vihet në kontroll nga zjarrfikësit, ndërsa drejt vendit të ngjarjes mësohet se janë nisur edhe forcat e Armatosura. Të paktën kjo është pohuar nga Prefektja e Tiranës, sipas të cilës i është kërkuar ndihmë edhe FA-ve për përballimin e situatës.

Nga raportimet nga vendi i ngjarjes mësohet se fabrika e riciklimit të mbetjeve është djegur plotësisht, ndërsa zjarrfikësit po mundohen të mos lejojnë përhapjen e flakëve në bizneset që ndodhen pranë.

Në vendin e ngjarjes mësohet se janë 7 zjarrfikëse, ndërkohë që një ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët konsiderohet e pamundur për shkak të resë së madhe të tymit të madh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here