Vrau për gjakmarrje 28 vjeçarin/ Si e mohoi autori Gjuzi në gjyq: Isha te vjehrra duke…

0
169

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg pa afat Kastriot Gjuzin. Ai akuzohet për vrasjen e Marjo Majollarit për hakmarrje dhe armëmbajtje. Kastriot Gjuzi nuk e ka pranuar vrasjen. Ai ka deklaruar se ka qenë afër vendit të ngjarjes kur u vra Majollari, pasi 50 metra më larg ka shtëpinë e vjehrrës. Megjithatë, gjyqtarja  Vjollca Spahiu pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në burg.

Dëshmia e Kastriot Gjuzit
“Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qenë afër vendit ku u vra Majollari, pasi 50 metër më larg kam shtëpinë e vjehrrës”.

Avokati Ilir Murati:

Edhe avokati Ilir Murati ka deklaruar se prokuroria e bazon akuzën vetëm te një cështje e vjetër, por sipas tij nuk ka prova se ka qenë Gjuzi ai që ka vrarë Majollarin

Nuk ka prova që Gjuzi është autor, është thjeshtë ekzistenca e një ngjarje të mëparshme dhe policia dyshon. Kushdo quhet i pafajshëm derisa të provohet. Pse u largua? U dorëzua vetë, nuk u ndalua. Ardhmja e policia në banesë ishte e dhunshme, ka pasur një panik që shpjegonte atë arsye dhe është larguar. Kur pa atë që flitet në media vendosi që të vinte vetë. Nuk ka asnjë provë që e lidh autorin me vrasjen. Gjuzi ka deklaruar se në atë lagje ka vjehrrën, prandaj shkonte.

Shkak i kësaj vrasjes mendohet të jetë hakmarrja. Kjo pasi në vitin 2000 babai i Marjo Majollarit, Avni Majollari vrau Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit, si dhe Armando Nelajn. Pikërisht për këtë ngjarje Kastriot Gjuzi ka vendosur të hakmerret duke vrarë djalin e Avni Majollarit, 18 vite më pas, pavarësisht se Marjo Majollari nuk kishte asnjë lidhje me atë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here