TRAGJIKE/ Plumbi i merr jetën gazetares në krye të detyrës. Pamjet e rënda gjatë transmetimit

0
229

Ndër ngjarjet më të rënda që mund të ndodhin, është gjithmonë goditja ose vrasja e gazetarëve në krye të detyrës.

Kjo do të thotë të godasësh ata që përpiqen të raportojnë të vërtetën, informimi me të cilën është një e drejtë themelore e njeriut.

Jo rrallë gazetarë kanë rënë në krye të detyrës duke zbardhur afera kurruptive apo duke raportuar nga vende të rrezikshme për jetën.

Ángel Gahona një gazetare nga Nikaragua ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një plumb, ndërsa ishte duke raportuar.

Gazetarja ishte në lidhje të drejtpërdrejte, duke dhënë informacionet e fundit nga protestat antiqeveritare, kur papritur një plumb i merr jetën.

Siç shihet edhe në video, disa persona bërtasin të tmerruar ndërsa mundohen që t’i japin pa rezultat ndihmën e parë gazetares Gahona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here