“Shpërthimi ishte i fuqishëm, djali bërtiste” shyqyr që shpëtoi…dëshmitë e banorëve në Fier

0
227

FIER- “Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Djali shyqyr që shpëtoi”. Kështu deklaron një nga banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi dje në Fier.

Rreth orës 22:55 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, 38-vjeçari Ervin Memo mbeti i plagosur, pasi mjeti i tij tip ‘Benz’ me targa AA270IV u hodh në erë, ndërsa dyshohet se ka shperthimi qenë e telekomanduar. flasin banorë të lagjes, ndërsa ata tregojnë se Memo nuk njihet si njeri problematik.

“Ishte rreth orës 22:00, ishte shpërthim shumë i madh. Unë isha në ballkon. Shyqyr që shpëtoi se ishte fati i tij. Ai është djalë shumë mirë, se njohim për djalë të keq. S’di gjë për konflikte, por ai ishe në punën e tij, ishte në Benzin e tij. Ai punonte në Frutikulturë. Djali ka punuar në Greqi. Nuk kemi dëgjuar gjë për konflikte. Shyqyr që shpëtoi se erdhe në moment poshtë dhe e pash që po bërtiste, edhe policia erdhi vonë.”, tha banori i lagjes, i cili kishte parë nga ballkoni rastësisht ngjarjen.Të njëjtën gjë pohon edhe banori tjetër, i cili thotë se familja Memo njihen si njerëz jo problematik. “Ai është djalë i mirë. Po tani dihet ajo, kur shkel këtu…këtu ska drejtësi, ska polici. Janë familje shumë e mirë. Unë nuk di që të ketë pasur konflikte. Nuk ishte njeri që fryhej. Po tani deti duket i qetë, por i ka dallgët poshtë.”, tha banori.
Më poshtë sjellim pamje nga momenti kur makina merret nga vendi i ngjarjes me karroatrec.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here