Pse u rikthye Saimir Tahiri në lojë? Ja 4 variantet…

0
373
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Interior Minister Saimir Tahiri, during a parliamentary session.

Për 48 orë, nga enjtja paradite deri të premten në mbrëmje, në javën që lëmë pas, Saimir Tahiri pati një ndërhyrje të ethshme në media, gati një çlirim për 6 muajt që kishte heshtur që pas arrestimit të Orest Sotës.

Ish Ministri i Brendshëm i akuzuar për trafik droge e nisi me një prononcim për gazetarët në oborrin e parlamentit dhe pastaj parakaloi në 3 studio televizive të enjten në mbrëmje. Ndërhyri me telefon në studion e Opinion, pastaj në Studio e Hapur, pastaj me një telefonatë tjetër në “360 Gradë” dhe të premten u rikthye si i ftuar në “Zonë e lirë” me Arian Çanin.

Eshtë e lehtë të gjesh mes fjalëve të Tahirit mesazhe të koduara kërcënuese, gati shantazhuese që ai përcolli përmes ekraneve televizive.

Por arsyeja që e detyroi t’i përsërisë edhe njëherë kërcënimet, janë ende të paqarta. Shpjegimet se përse iu prish qetësia Saimir Tahirit pikërsisht në këtë moment janë të ndryshme, por e qartë është se Tahiri pati një rikthim të ethshëm në media dhe iu desh të dërgojë pa humbur kohë mesazhet e tij.

Varianti i parë: U rikthye se rrezikonte t’i digjej mandati i deputetit

Ky ishte preteksti publik që dha Saimir Tahiri për rikthimin e tij në parlament dhe në media. Ish ministri shpjegoi se deri tani kishte heshtur jo se ishte frikë, por sepse kishte respektuar hetimet.
Rikthimin thjesht për të mos djegur mandatin e deputetit, Tahiri e rrëzoi vetë me nxitimin për të dalë kudo në televizor, përmes intervistave për reporterët dhe në telefonata në studiot televizive.

“Kur të kem diçka për të thënë, do të flas” ishte përgjigjia e tij për gazetarët, që e pyetën nëse do të jetë po kaq aktiv në të ardhmen.

Varianti i dytë: U rikthye nga frika se do të bëhet kurban i negociatave

Maji do të jetë një muaj testimi për Edi Ramën, që këto ditë pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel. Kryeministrit të Shqipërisë i kanë dërguar sinjale që nëse vërtet do hapjen e negociatave, duhet të heqë imunitetin për ish ministrin e brendshëm.

Presioni ndaj qeverisë është i madh dhe nuk mbetet shumë kohë për të dhënë prova. Vendimi i Këshillit Europian do të merret në qershor.

Në këtë situatë, Tahiri e ka parë të arsyeshme të rikthehet publikisht, për të përsëritur të njëjtat kërcënime si 6 muaj më parë.

Varianti i tretë: U rikthye për të treguar se nuk është pengesë për integrimin

Në kundërshtim me shpjegimin paraardhës, qëndron varianti se Tahiri shfrytëzoi momentin të kundërsulmojë të gjithë ata që e shohin si pengesë për integrimin. Pas marrjes së rekomandimin për hapjen e negociatave, Tahiri mund të jetë rikthyer në publik për të përforcuar idenë se kanabizimi, që ai e simbolizon si askush tjetër, nuk u bë pengesë për integrimin.

Një nga zhgënjimet e Partisë Demokratike për progres-raportin e fundit ishte se Saimir Tahiri përmendej vetëm në një fjali.

Varianti i katërt: U provokua nga përgjigjia e Ramës në konferencën me Mogherinin

Në konferencën për shtyp me Federika Mogherinin, kryeministri Edi Rama u pyet për Saimir Tahirin dhe ndryshe nga rastet e tjera, nuk e shmangu përgjigjen për gazetarët.

Përkundrazi, Rama i kërkoi prokurorisë të sjellë prova për Saimir Tahirin. “Vetëm një, jo dhjetë, vetëm një” u betua Edi Rama para Mogherinit në atë që ngjau një ftesë e hapur që Tahirit t’i hiqej imuniteti.

Kjo përgjigje e Ramës, që ishte gjithsesi e interpretueshme mund ta ketë provokuar Saimir Tahirin që është rikthyer në media për t’i kujtuar kryeministrit, se ai mbetet njësoj i bindur për të thënë të vërtetën e tij, ashtu si 6 muaj më parë.©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here