Acarohen marrëdhëniet mes Kroacisë e Serbisë. Kroatët i ndalojnë hyrjen ministrit serb në Kosovë…

0
185
Kosovo police escort Marko Djuric a Serb official to a police station in Kosovo capital Pristina after he was arrested in northern Kosovo town of Mitrovica on Monday, March 26, 2018. Kosovo police arrested a Serb official after he was banned from visiting a divided town in northern Kosovo and then fired tear gas and stun grenades at Serb protesters Monday. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë po përkeqësohen nga dita në ditë. Pas djegies së flamurit kroat nga Vojsllav Sheshel, ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin, gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat në kampin Jasenovac, Vulin deklaroi se do të shkonte në Kroaci, ndërsa theksoi se nuk kishte pse pyete ministrat kroatë, por Vuçiçin.

“Sigurisht që këto ditë nuk do të shkoja në Jasenovac. Do të shkoja vetëm ku ka serbë, pasardhës të viktimave. Dhe ai që do të vendoste është komandanti suprem i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e jo ministrat kroatë.” – është shprehur Vulin. Kjo deklaratë kaq direkte, ka shkaktuar reagim të ashpra në Kroaci.

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar mbrëmë vonë se deri në një vendim tjetër, Vulin është “persona non grata” (person i padëshiruar) në shtetin kroat. “Ka indicikacione se Vulini kur mbajti një përkujtim për viktimat e kampit në Jasenovac, kishte paralajmëruar një vizitë këtu. Ai është i njohur për një retorike të pahijshme, dhe deklarimet e tilla nuk kontribuojnë në raportet tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kroate.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ai tha se deklaratat e tilla janë ofenduese, dhe nuk janë zgjidhje. “Kushdo që vjen këtu duhet ta respektojë shtetin kroat, dhe deklaratat ofenduese për momentin nuk janë zgjidhja më e mirë”, tha Plenkoviç. Në Kroaci u bë e ditur se të gjitha institucionet janë njoftuar që Vulinit t’i ndalohet hyrja. Edhe Kosova kohë më parë e kishte dëbuar për në Serbi këtë ministër. Kjo për shkak të retorikës nacionaliste që ai përdor.

Aleksandër Vulin
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here