VIDEO/ Fluks në Morinë, qytetarë nga Kosova për fundjavë në Shqipëri…

0
150

Fundjava sjell fluks në pikën kufitare të Morinës. Që në mëngjes herët pati radhë të gjata nga qytetarët e Kosovës që vijnë për të pushuar ne Shqipëri.

Qindra automjete dhe qytetarë të Kosovës kaluan Morinën në orët e para të së shtunës.

Radhët e gjata ishin deri në Vermicë në brendësi të territorit të Kosovës. Udhëtarët pritën gjatë për shkak të fluksit. Por edhe punimet që po bëhen në doganë po pengojnë punën.

“Mospërfundimi i plotë i punimeve në pikën kufitare të Morinës duket se ka dhënë efektet e para negative me fluksin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Ka pengesa gjatë lëvizjes duke krijuar edhe radhë të gjata, të cilat janë në brendësi të territorit të Kosovës”, shkruan abcnews.

Në funksionon janë katër sportele, të cilat po punojnë me kapacitet dhe procedurë të përshpejtuar.

“Vijmë për ëeekend, por radhë e gjatë makinash”.

“Është e gjatë kolona. Policia flen gjumë aty”!

“Vijmë për ëeekend. Ne jemi të interesuar shumë, mirëpo neglizhenca është shumë e madhe”,  thotë një udhëtar

Shqipëria, kryesisht bregdeti mbeten destinacionet e preferuara të qytetarëve nga Kosova. Nuk shmangin asnjë fundjavë, aq më pak tani, kur edhe kushtet e motit janë përmirësuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here