U dhunua nga grabitësit/ Vdes shqiptari pas 19 ditësh në spital…

0
157

Anëtarët e bandës së hajdutëve shqiptarë, të arrestuar tre vjet më parë për plaçkitje dhe vjedhjen e disa banesave në Attikë dhe të liruar kohët e fundit, janë në krye të listës së të dyshuarve nga Policia për vrasjen e biznesmenit grek 52-vjeçar, Aleksandros Stamatiadis, në mëngjesin e 2 prillit në Kifissia, transmetojnë mediat greke, shkruan “Panorama”.

52-vjeçari, i cili ishte plagosur rëndë nga grabitësit që hynë në shtëpinë e tij në Kifissia, dha shpirt dje, pas 19 ditësh trajtim intensiv në kujdesin intensiv të mjekëve, por fatkeqësisht nuk ia doli sot.

460CFC997DF596B6D632AB8234BE2ED8

Pas një hetimi në të dhënat e shqiptarëve të dyshuar në internet, madje edhe në bazë të metodologjisë së veprimit të dy hajdutëve të cilët nuk hezituan ta gjuanin sipërmarrësin 52 vjeçar, raportohet se policia e ka ngushtuar dukshëm rrezen e hetimit dhe ka përqendruar vëmendje të veçantë në anetaret e bandes se rrezikshme shqiptare.

NGJARJA

Dy grabitësit, që sipas policisë greke janë shqiptarë, thyen derën e vilës së biznesmenit ne oren 5 te mengjesit dhe sinjali nuk ra. Biznesmeni ishte duke fjetur me bashkeshorten e tij në katin e parë te viles.

Kur hapi sytë dhe pa para tij dy grabitës të maskuar, u përpoq t’i ndalonte dhe këtu nisi edhe përleshja.

stamatiadis-facebook-oikogeneia

Gjatë rezistenës, autorët filluan ta godasin në kokë 52-vjeçarin, i cili më pas u qëllua me armë zjarri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here