SKANDALI “GULF”/ Ja skema e mashtrimit të menaxherit Aliko, i shisnim tollonat për…

0
296

Pas denoncimeve të qytetarëve për mashtrim me tollonat, janë shpallur në kërkim menaxherët e kompanisë “Gulf Oil”, një prej të cilëve i identifikuar si Albano Aliko.

Ai ka shitur një numër të madh tollonash pak ditë përpara mbylljes së aktivitetit të kompanisë së tregimit të karburanteve, duke shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milionë euro. Skema e mashtrimit dyshohet se është krijuar pikërisht nga Albano Aliko.

(Albano Aliko, menaxher i “Gulf Oil”)

Disa muaj më parë kompania “Gulf Oil” ka shitur tollona 120 lekë për litër, që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), një skemë mini piramidë kjo, duke ua lënë tollonat në dorë konsumatorëve. Organi i akuzës së kryeqytetit dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.

Ndërkohë, burimet thanë se janë edhe një numër institucionesh shtetërore që kanë blerë tallona te “Gulf” për automjetet. Në tërësi dëmi financiar i shkaktuar nga “Gulf” përfshirë edhe detyrimet tatimore të papaguara arrin në 5 milionë euro, nga të cilat 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale. Pas largimit të administratorit, Drejtoria e Tatimeve vendosi bllokimin e pikave të karburantit “Gulf”. Kjo situatë ka shkaktuar një kaos të vërtetë në tregun e karburanteve, pasi edhe pse në mbyllje e sipër, “Gulf” ka shitur tollona pafund, të cilët tashmë ndodhen në duart e konsumatorëve por naftë nuk ka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here