Rama sulmon Krichbaum, Bundestagu gjerman ngre një grup nëse Shqipëria…

0

Mediat britanike e quajnë “qeni i sulmit i Merkel”.

Loading...

Bëhet fjalë për Gunther Krichbaum, një deputet konservator gjerman, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Në Shqipëri po zhvillohet një fushatë sulmesh ndaj tij, drejtuar nga kryeministri Edi Rama, që vetë nuk e përmend me emër.

Qëllimi është që të ndajnë komentet e Krichbaum nga qëndrimi zyrtar i Angela Merkel, edhe pse ata janë shumë të lidhur.

Për ironi, mediat shqiptare e quajnë si një njeri të Vladimir Putin dhe ky ‘konstatim’ ka rënë në sytë e medias gjermane.

“Mediat pranë kryeministrit Edi Rama e quajnë si një njeri që vepron sipas interesave të Vladimir Putin,” shkruan gazeta Tagesspiegel.

Po kush është Gunther Krichbaum?

Ai është drejtues i Komisionit për Europën në parlamentin gjerman, pra një zë i rëndësishëm.

Ai është shprehur dje se nuk mendon se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave. Sipas tij, problem i madh është korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Sulmet e Edi Ramës ndaj tij po japin efekt negativ, pasi të martën që vjen, do të ngrihet një grup pune parlamentar për të vlerësuar nëse Shqipëria është gati për të hyrë në BE.

Florian Hahn i CSU thotë se pavarësisht qëndrimit të Komisionit Europian, Shqipërisë nuk do i bëhen favore politike.

 

Loading...

Lini nje pergjigje