Nëse Barcelona humb finalen e Kupës, ja çfarë ndodh me Valverden…

0
136

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde mund të shkarkohet në rast se Sevilla fiton këtë mbrëmje Kupën e Mbretit.

Në formë të jashtëzakonshme, ish trajneri i Athletic Bilbaos është vënë nën presion të madh te skuadra katalunase pavarësisht se është vetëm disa javë larg nga titulli në La Liga.

Barcelona ka 12 pikë të pastra para Atletico Madridit si rivali më i afërt dhe ishte rrugës drejtë tripletës qysh në sezonin e parë nën udhëheqjen e Valverdes.

Megjithatë, Roma krijoi një rikthim befasues në ndeshjen e dytë duke eliminuar gjigantin katalunas nga Liga e Kampionëve në fazën e çerekfinaleve.

Dhe sipas një raporti nga gazeta ‘Mundo Deportivo’, eliminimi tronditës ka rritur presionin në krahët e Valverdes.

Gazeta e lartpërmendur shton se e ardhmja e 54-vjeçarit është në dyshime dhe hierarkia e Barcelonës është ende e pasigurt nëse titulli në ligë apo edhe Kupa e Mbretit janë të mjaftueshme për t’i ruajtur detyrën e tij.

Valverde iu bashkua Barcelonës gjatë verës së kaluar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here