Lajme të këqija nga moti për nesër…

0
245

Duket se nuk ka lajme të mira nga moti për ditën e nesërme. Sipas parashikimit do të ketë reshje shiu në të paktën dy qarqe, ndërsa pritet të ketë edhe zjarre.

Në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisi, temperaturat për nesër do të kenë ulje.

Më poshtë keni parashikimin e motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje vetëm në dy qarqe, por do të jenë lokale dhe të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13/ 21 °C

në vendet e ulëta: 11 / 23 °C

në vendet malore: 6 / 21 °C

Era

Sot pasdite (e shtunë, dt.21) dhe nesër (e diel, dt.22) pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Rreziku për zjarret

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel “i moderuar” i rrezikut për zjarre në pyje në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Në pjesën tjetër të territorit pritet nivel “i ulët” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), por në zona të lokalizuara “i moderuar” përkatësisht në qarqet Shkodër (pjesa jugore) dhe Elbasan (pjesa perëndimore). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë pasdites së sotme krahasuar me nesër.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here