Shehi: Rama do hajë kokën nga zullumet e veta

0
175

Deputeti i opozitës Dash Shehi tha mbrëmjen e sotme se Edi Rama ka vetëm një armik, zullumet e veta. Shehi tha se Rama ka kapur drejtësinë, por kjo mazhorancë me vjedhjet dhe zullumet që ka bërë do të përgjigjet e para.
Në studion e News 24, Shehi theksoi se Rama s’ka me çfarë të justifikohet më pse nuk bën asnjë gjë.
“Edi Rama armik tjetër përveç zullumeve të veta, s’ka asnjë tjetër. Të gjithë kanë pasur një lloj ekuilibri në parlament, mund të mungonin 2 vota, ky ka qenë më rehat nga të gjithë.
Ky sajon armiq sepse nuk bën asgjë. E duke mos bërë asgjë tjetër përveçse vjedh paratë e shqiptarëve, sigurisht që ky mërzitet, s’ka me çfarë justifikohet e thotë drejtësia s’po na le me punu. Ja tashti e ka marrë drejtësinë, që nga kryeprokurorja, të cilën vetë ky e ka vu, ne, se donim.
Nuk më shqetëso fare kjo situatë, sepse këto me vjedhjet dhe zullumët që kanë bërë, këto do ta paguajnë të parët, kjo mazhorancë që është sot. Nëqoftëse ka mes nesh, le ta paguajnë edhe ata, kush ka bërë zullume të paguajë.
Turbulencat se nuk po e lënë për të punuar opozita, drejtësia e ku di unë çfarë tjetër janë një teatër i kotë. Ky njeri ka 5 vite që drejton Shqipërinë, u anku 4 vite me rradhë që nuk e le e kaluara. Tani përzuri disa armiq që i kishte miq dhe i kishte kaq shumë miq sa ortakët e tij përfunduan deri në presidencë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here