SHBA, ekzekutohet i dënuari më i vjetër i historisë moderne…

0
201

Shteti i Alabamës ka ekzekutuar një 83-vjeçar të dënuar për vrasje me letër-bombë. Ai është i burgosuri më i vjetër që është dënuar me vdekje në kohën moderne.

Autoritetet kanë thënë se Walter Leroy Moody Junior është ekzektuar me injeksion vdekjeprurës mbrëmjen e 19 prillit, në Atmore të Alabamës. Zyrtarët e burgut kanë thënë se ai nuk ka bërë ndonjë deklaratë të fundit.

Ky rast përbën ekzekutimin e 8 këtë vit në Shtetet e Bashkuara. Qendra Informuese për Dënimet me Vdekje ka thënë se burri i vrarë ëshë kthyer në të burgosurin më të vjetër që është përballur me këtë ndëshkim që prej kthimit të ekzekutimeve në këtë shtet në vitet ‘70.

Moody është dënuar për vrasjen e gjyqtarit Robert S. Vance në Birmingem të Alabamës, në vitin 1989. Vance ka vdekur sapo ka hapur letrën në shtëpinë e tij.

Ai po ashtu është dënuar për një bombë që ka lënë të vdekur Robert E. Robinson, i cili ka qenë përkrahës i të drejtave të personave me ngjyrë nga Savana.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here