Përgjaket Laçi/Kush është 26 vjeçari që u plagos në mes të qytetit për konflikte të…

0
399

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak orë më parë në Laç, ku një 26-vjeçar është shtruar me urgjencë në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 në Kurbin ku është plagosur me armë zjarri shtetasi Armando Ndreca,banues në Mamurras. Ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasit E.M. 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur per konflikte te vjetra.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here