Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet statutore, ja çfarë po ndodh…

0
160

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e kësaj force politike, ndërsa në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa nga kritikët e kreu demokrat Lulzim Basha.

Mësohet se mbledhja ka nisur me prezantimin e ndryshimeve në statut, që janë bërë të njohura nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Këshilli Kombëtar përbëhet nga 256 anëtarë, ku përfshihen kryetarët e degëve, deputetët dhe kryetarët e bashkive, si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi Kombëtar.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, një prej kritikëve të Bashës.

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbërritur në seli pak para nisjes së mbledhjes.

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here