Mehmetaj me ton të ashpër/ Lirim për 4 kuksianët, Drejtësia e kapur nga kthetra e Ramës…

0
164

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, ka reaguar pas vendimit të Gjyaktës së Apelit në Shkodër për 11 kuksianët, në një prononcim për mediat Mehmetaj deklaroi se qeveria i ka futur kthetrat e saj edhe në drejtësi sepse edhe sot pati një vendim të pjesshëm.

Deklarata e plotë:

Gjyqi politik vazhdon dhe politika i ka futur kthetrat e saj edhe në drejtësi sepse edhe sot pati një vendim të pjesshëm që qëllim në vetvete ka së pari të justifikoj qëndrimet e prokurorisë dhe gjykatës por nga ana tjetër dhe të krijojë një përçarje ndërmjet qytetarëve të Kukësit. Megjithatë e drejta e qytetarëve do të vihet në vend, ata protestuan me të drejtën që ua jep ligji, Kushtetuta. Protesta ishte mëse e ligjshme,kushdo që të ishte në vend të tyre do të kishte protestuar me të njëjtat forma ndoshta edhe më shumë se aq dhe të jeni të sigurt se nuk do të ndalemi deri sa edhe 4 të burgosurit e tjerë që vazhdojnë të kryejnë dënimin e tyre të jenë të lirë. Në të gjitha format që ka përdorur opozita deri tani, qoftë nëpërmjet protestës, ndërhyrjes politike po themi në qeveri duhet ta kuptojmë që ky është një vendim politik dhe jo i drejtësisë. Drejtësia në këtë vend ka marrë fund edhe është e gjitha e kapur në kthetra e Edi Ramës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here