Kush ishte pyetja e papritur e Çanit që vuri në siklet Saimir Tahirin?

0
311

Ish-ministri Saimir Taihiri gjatë realizimit të një lidhje telefonike live , në emisionin “360%” të Artur Zhejit, në Ora News është vënë në siklet nga pyetja e papritur gazetarit Arjan Çani, i cili ishte i ftuar në studio mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Teksa ka kërkuar të marrë fjalën për t’i drejtuar një pyetje z.Tahiri, gazetari Çani, në vend të saj i bëri një ftesë të hapur ish-ministrit, për të qenë i pranishëm në emisionin e së premtes “Zonë e lirë”.

Çani: A thua nesër vjen te unë në orën 21:00 të darkës dhe e fillojmë emisionin bashkë të bëjmë një bisedë të shtruar në emisionin tim?

Tahiri: Duhet ta bejme live këtë bisedë? Duhet ta bëjmë tek emisioni i Zhejit?

Fillimisht, ish-ministri Tahiri u duk se u gjend i papërgatitur nga kjo pyetje e gazetarit Çani, por në fund u përgjigj: “Do flasim!”, duke mos preferuar të japë një përgjigje konkrete./zoneelire

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here