Kulluri braktis mbledhjen: Drafti i Bashës, monstër. Do të jetë i përjetshëm

0
207

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka dalë nga mbledhja pasi propozimi i tij për futjen në draft statut të ndryshimit të mandatit të kryetarit të partisë u hodh poshtë dhe gjithsesi nuk u pranua diskutimi i draftit të propozuar edhe nga  kritikët krahas atij të përpiluar nga sekretari Arben Ristani.

Kulluri e quajti mbledhjen të pashpresë.

“Kjo sallë sot po e voton atë statut të propozuar pa e lexuar. Kjo është e rëndë sepse është e qartë se zoti Basha do ta miratojë atë draft. që është një frankeshtajn.” – tha Kulluri.

Ai argumenton pse sipas tij, drafti i propozuar nga Basha është një monstër.

“Së pari, zoti Basha do të jetë i përjetshëm. Nuk u fut në draft propozimi për shkurimin e mandatit të kryetarit

Së dyti, nuk do të ketë as kryetar të Këshillit Kombëtar dhe as kryetar të Kuvendit Kombër që do të kufizonin pushtetin e zotit Basha dhe që janë parime kushtetuese për të cilat PD lufton përditë në Parlament, kundër qeverisë.

Së treti, nuk u pranua të diskutohet analiza e zgjedhjeve të vitit 2017.  Askush nuk mban përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

Shumica që duartroket, duke bërë kështu një veprim aspak të mirë sepse këtu nuk diskutohet personi, kryetari Basha, por e ardhmja e Partisë Demokratike, nuk duan që të ketë një bord financiar që të ketë kontroll mbi financat e partisë.

Është një mbledhje e kotë e pakuptimtë.” – ka përfunduar deklaratën e tij Edvin Kulluri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here