Ja shprehjet tipike që përdor një shqiptar që e kalon gjithë ditën në kafene…

0
245

Qëndrimi me orë të zgjatura nëpër kafene është kthyer në diçka të zakonshme për shqiptarët. Ndërkohë që në vendet e tjera pirja e kafes është një nevojë dhe qëndrimi në kafene nuk zgjat më shumë se 5 minuta, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Pirja e kafes është një mënyrë e mirë për të shtyrë kohën dhe për të bërë disa biseda të stërzgjatura me miqtë, ose edhe thjesht të rrish duke lundruar në internet falë wifi-së falas që ofron lokali. Me një kafe përpara në lokalet e Shqipërisë mund të kalosh sa orë të duash dhe nuk është aspak e pazakontë, pasi për shumë njerëz është mënyra më pak e kushtueshme për të kaluar kohën e lirë.

Ndërmjet shumë shprehjeve tipike që përdor një shqiptar që e kalon një pjesë të mirë të ditës nëpër kafene, ne kemi përzgjedhur disa:

-Nuk shtyhet

-S’ke ç’bën fare

-U trashëm

-Nuk ka punë

-Nuk gjetëm ndonjë punë

-Nuk bëhet ky vend

-Ç’të bëj tjetër unë, pa punë jam

-Na iku dita kot

-Nuk u shtyka këtu, po sikur të ikim te ajo kafja tjetër

– Ku do ta pijmë mbasdite (ndërkohë që nuk është ngritur akoma nga kafja)

-Paguaj unë, mos e diskuto (edhe pse mund të jetë keq nga lekët) /Class

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here