Flamurtari zgjedh brenda ‘familjes’ trajnerin e ri (FOTO)

0
148

Do të jetë Petraq Bifsha timonieri i ri që do të drejtojë skuadrën e Flamurtarit në 7 javët e mbetura të kampionatit, pas largimit të Shpëtim Duros.

Drejtuesit e klubit vlonjat i propozuan në fillim postin e trajnerit zëvendësit të Duros, Jeton Beqiri, por ky nuk pranoi dhe u largua nga klubi kuqezi.

Petraq Bifshaj ishte alternativa e vetme e mbetur “brenda shtëpisë” që mund të merrte drejtimin e skuadrës.

Sipas “Panorama Sport”, ai do të jetë trajner vetëm për këtë situatë emergjence, pasi në fund të sezonit klubi vlonjat do të zgjedhë një teknik të ri.

Në të kaluarën Bifshaj ka drejtuar skuadrat e Naftëtarit dhe Luftëtarit.

Aktualisht ai mbante postin e ndihmësit të trajnerit Duro dhe drejtoi skuadrën në sfidën ndaj Partizanit, ku si Duro ashtu edhe Beqiri ishin të pezulluar.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here