Draftstatuti i PD, Kulluri: Po mbahet i fshehtë, do na jepet 6 orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar

0
160

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, denoncon atë që ai e quan fshehje të draftstatutit të PD nga Basha. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Kulluri tha se dokumenti do prezantohet pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Kulluri denoncoi mbajtjen të fshehtë të draftstatutit nga kryetari demokrat, Lulzim Basha. Sipas Kullurit, PD ka njoftuar se do prezantojë dokumentin paraditen e të premtes, pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Ai thekson se kjo bëhet me qëllim pamundësimin e kundërshtimit të ndryshimeve statutore, të cilat pas prezantimit në Këshillin Kombëtar do i kalojnë Kuvendit në mbledhjen e 27-28 prillit.

“Na u tha se nesër paradite do na prezantohet draftstatuti i PD. Do njoftohemi me shkrim. Një akt jo normal. Pra, Këshilli Kombëtar njoftohet vetëm 6 orë para mbledhjes, duke mos na lënë kohën e duhur për të shqyrtuar ndryshimet në të. Kuvendi Kombëtar është gjysmak, i paplotë, sepse nuk mund të zgjedhë organet e reja. Është një akt i nxituar i zotit Basha”- u shpreh Kulluri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here