Detajet nga Gjyqi! “ Ndalim i paligjshëm dhe masa shumë e ashpër. Gjyqtarja është

0
276

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me gjyqin që po zhvillohet në Shkodër për 11 kuksianët e arrestuar për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit.
Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër, avokati i palës mbrojtëse, Altin Goxhaj ka denoncuar se gjyqtarja e çështjes, në Gjykatën e Kukësit është në konflikt interesi, pasi sipas tij është bashkëshortja e një drejtuesi komisiariati në kryeqytet.
Avokati ka thënë se Prokuroria ka falsifikuar procesverbalet e arrestimit. Sipas tij personat nuk janë ndaluar në flagrancë.
Pala mbrojtëse kërkon që quhen të pavlefshme mandatet e arrestit.
“ Ndalim i paligjshëm dhe masa shumë e ashpër. Procesverbali i ndalimit ka vetëm datën. Në Tiranë është shënuar vetëm ora, jo data. Zbatimi i urdhërit të prokurorisë Kukës është falsifikuar. Gjykata e Kukësit duhet të hiqte dorë nga shqyrtimi i çështjes. Gjyqtarja është bashkëshortja e një shefi komisariati në Tiranë. Urdhëri është dhënë vetëm nga Ministria e Drejtësisë. Në pamje rezultojnë persona të FNSH-së gjatë arrestimit. Personat me maska duhet të kishin urdhër nga kreu i Përgjithshëm i Policisë. Për masat e arrestit me burg, prokuroria s’ka asnjë provë”, ka thënë Goxhaj.

Trupi gjykues tërhiqet për vendimin
Trupi gjykues i Apelit në Shkodër që po shqyrton çështjen e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit është tërhequr për të marrë vendimin.
Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar ndryshimin e masës së arrestit për protestuesit dhe kanë paraqitur si provë, pamje filmike se ata janë arrestuar në mesnatë në mënyrë të jashtëligjshme.
Ndërkohë zhvillohej gjyqi, qindra qytetarë kanë brohoritur jashtë godinës së gjykatës duke kërkuar lirimin e tyre me thirrje si “Lironi vëllëzeërit tanë”, “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin”, “Nuk pranojmë gjyqe politike”, etj.
Qytetarët janë mbështetur fort nga deputetët e opozitës, të PD dhe LSI, që i kanë konsideruar arrestimet si krim shtetëror.
Jashtë godinës ata kanë bërë thirrje për drejtësinë, kryeministrin dhe kanë hedhur kasolla dhe tymuese; thirrrjet e tyre janë dëgjuar deri brenda sallës ku zhvillohej seanca gjyqësore.
Të arrestuarit janë:
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës
Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here