Zbulohet E-maili/ Ambasadori Lu i kërkoi Adriatik Llallës që të mbronte ‘Bankers Petroleum’

0
453

Më 24 korrik 2015, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla një e-mail, duke i sugjeruar kryeprokurorit që të ndryshonte akuzat ndaj koorporatës ‘Bankers Petroleum’.

Kjo koorporatë asokohe ishte në epiqendër të hetimeve pasi disa shpërthime nëntokësore të zhvilluara në zonat hidrokarbure kishin shkatërruar shtëpitë dhe pronat në Patos-Marinzë.

E-mail-i është siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al.

Shkruan Lu në e-mail:

“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasojën e ndjekjes penale të këtyre punonjësve të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit”.

Fill më pas ambasadori bën dhe kërkesën e tij, duke i kërkuar  në mënyrë flagrante kryeprokurorit Llalla që të mos ngrinte akuza penale ndaj Bankers Petroleum por të mjaftohej me ca gjoba administrative.

Lexoni me vëmendje se si ky ambasador i ka shkruar kryeprokurorit të Shqipërisë, duke u përpjekur ta instruktojë se çfarë akuzash duheshin shmangur dhe çfarë akuzash duhej të ngrinte prokuroria ndaj Bankers:

Në çdo vend tjetër, do të prisnim të shihnim gjoba dhe penalitete administrative. Akuzat penale janë të pazakonta”, – shkruante ambasadori.

Më tej në letër ambasadori vijon me tezën se ndëshkimi ligjor i koorporatës Bankers Petroleum mund të ndikonte në largimin e investitorëve të huaj që sipas ambasadorit po i gjurmonte për t’i sjellë në Shqipëri ministri Gjiknuri.

Pasi i ka shprehur kryeprokurorit Llalla se është i interesuar personalisht për hetimet e Bankers, pasi i ka kërkuar në mënyrë flagrante prokurorisë të konvertojë akuzën nga akuzë penale në gjobë administrative, ambasadori Lu e mbyll letrën duke u përbetuar për sinqeritetin e vet, e duke shtuar se ai dyshonte se hetimet ndaj koorporatës Bankers Petroleum ishin të nxitura nga korrupsioni dhe trysnia politike.

Adriatik llalla është shpallur zyrtarisht si i pari prokuror ‘non grata’ në SHBA./ Hashtag.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here