Rishfaqet Arta Dade. Ne te njejtin event me Ramen

0

Që pas marrjes pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit Ilir Meta, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade u tërhoq nga aktivitetet publike. Por sot është rishfaqur, ku ka marrë pjesë në ceremoninë në Presidencë, aty ku Ilir Meta i akordoi ish-kryeministrit italian, Massimo D’Alema, Dekoratën “Nënë Tereza”.

Loading...

Protokolli i Presidencës e kishte caktuar të ulej në krah të kryeministrit, por pamjet filmike tregojnë për një qëndrim të ftohtë të ish-deputetes ndaj Ramës.

Pasi kanë përfunduar fjalimet, Dade është parë të mbajë distancë nga Rama, gjatë koktejit, ndërkohë që ka qëndruar më shumë në praninë e presidentit Meta dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Loading...

Lini nje pergjigje