Rama vs Tahiri/ Nga mesazhi “nuk keni parë asgjë akoma”, tek “nuk ka bir nëne e kur..”

0
168

Kur Saimir Tahiri përsëriste togfjalëshin e frikshëm për të “ unë po shkoj në burg”, befas u iu kujtua një shprehje  tipike e shefit të tij, kryeministrit Rama: “Skeni parë gjë akoma”. Zhvillimet ndryshuan rrjedhën shpejt dhe Saimir Tahiri nuk shkoi në burg.

Këto ditë është rikthyer në retorikën e politikës çështja “Tahiri”, i akuzuar për lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës, Habilaj. Tahiri po lakohet në media i mundshëm për tu bërë “kurban” për hapjen e negociatave duke u servirur si “peshk i madh” nga Rama.

Sot Tahiri u shfaq në parlament me një tjetër shprehje shumë të ngjashme me atë të Ramës, thënë dikur nga Rama kur ishte kryetar bashkie e kur sulmohej nga partia e tij e kryeministri i kohës, Fatos Nano. Sot Tahiri tha: “Nuk ka bir nën e bir kurve që më ndalon të bëj drejtësi”.

Është një fjali që e kemi dëgjuar kohë më parë, kur Edi Rama ishte kryetar  i bashkisë së Tiranës dhe ishte në betejë të ngjashme me këtë të Tahirit sot.  Edi Rama akuzohej për korrupsion jo vetëm nga opozita por edhe nga një pjesë e Partisë Socilaiste ku përfshihej edhe kryeministri socialist i kohës, Fatos Nano. Pikërisht në atë kohë, Edi Rama doli para mediave dhe bërtiti me sa kishte në kokë, se: “nuk ka burrë nëne e as bir kurve  që kërkon lekët e veta në xhepat e mi”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here