Nëse do futemi në Evropë kështu siç jemi, ajo ditë mos ardhtë kurrë…

0
234

 

Dr. Ndriçim Mehmeti

 

Lajmet mbi mundësinë e hapjes së negociatave po “çmendin” gjithë shqiptarët. Duket qartazi dhe hapur se gëzimi më i madh ka përshkruar fund e krye trupën qeveritare, parlamentarë dhe ish-parlamentarë, evropianistë ët thekur e njerëz që nuk ja kanë haberin se çfarë duan vetë, bile-bile edhe fushat e malet duken më të qeshura e të lulëzuara. Shyqyr Zotit e shyqyr natë e ditë, që na solle këtë të mirë, që kam shumë e kishim ëndërruar.

A e di populli se ç’do të thotë të shkojmë në sofrën e madhe të Bashkimit Evropian?

E përse duhet ta dinë? Që të mos i zë gjumi për të tërë jetën.? Që të ulesh në sofrën e BE, duhet të respektosh të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës, të drejtën për të punuar dhe për të mos u përndjekur për shkak të racës, etnisë, ngjyrës së lëkurës, të drejtën për t’u arsimuar, për tu ushqyer dhe siguruar një minimum jetese dinjitoz për qeniet humane por edhe mbrojtje për kafshët, mbajtje të mjedisit pastër etj. Të kesh disa standarde të pacenueshme të sigurisë për jetën, ushqimet, të drejtën për të folur lirshëm e për të protestuar. Ka shumë të drejta ashtu sikundër pa asnjë dyshim ka edhe detyrime. Detyrime që askush nuk i njeh. Në Shqipëri liria e lëvizjes në Bashkimin Evropian, fillimisht u pa si një mundësi, që njerëzit e përvëluar nga malli për të afërmit e tyre të kishin mundësi për t’i parë ata pa u endur dhe paguar shumat marramendëse në ambasadat e huaja. Në vitet e fundit hyrja pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian është parë si një mundësi e artë për t’ju larguar mizerjes që ka kapluar vendin që mezi pret të hapë negociata me BE-në, Shqipërinë tonë të dashur.

Por ai i kemi plotësuar standardet për hyrjen për çeljen e  negociatave me BE-në dhe a është ky hap i Evropa, meritë dhe jo dhuratë siç na e ka shitur deri më sot Brukseli?

Të dërguarit e Brukselit na kanë mbushur mendjen për vite me radhë se “ata e donin shumë vendin tonë, por ne duhet të plotësonim standardet, kushtet e vëna prej tyre, pasi Evropa nuk bënte dhurata, por vlerësonte meritat. Edhe unë jam i prirur t’u besoj të dërguarve të Evropit. Dhe duke u nisur prej “meritës” dhe jo dhuratës, mund të ngremë disa pyetje. A është e vërtetë deklarata e Mogherinit që ne kemi merituar rekomandimin për hapjen pa kushte të negociatave, apo të besojmë Juncker, i cili, tha hapur e pa doreza “se ne i dimë dobësitë e Ballkanit, por nuk duam të rikthehemi pas në vitet e errëta të luftërave etnike në këtë rajon në vitin 1990”? Ndërkaq Macron deklaroi troç, se “duhet thënë stop zgjerimit me vendet e Ballkanit, për sa kohë ato ende nuk janë gati”. Macron shkoi edhe më tutje, kur me një nëntekst të qartë, la të kuptohej se “vendet e Ballkanit, nuk mund të na imponohen përmes rrezikut rus apo bashkëpunimit më të ngushtë me Turqinë, nëse BE i mbyll dyert”. Ministri i Jashtëm i Holandës ishte akoma më i drejtpërdrejtë. Shteti i tij nuk ka vërejtur ndonjë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prandaj është e vështirë të thuhet se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave.

Ne që vijmë nga realiteti shqiptar dhe nuk mendojmë nga zyrat plot hijeshi, komoditet e luks të Brukselit e dimë shumë mirë se cilat janë standardet që kemi plotësuar. Shqipëria vendi ynë i dashur është më se i njohur ën Evropë, për grupet kriminale, tonelata e drogës që dërgohen e kapen në Itali (me “operacione të përbashkëta të suksesshme”, mes policisë shqiptare dhe italiane), vendi nuk siguron dot jetën e një individi siç ndodhi së fundmi me Marion, rrëmben natën qytetarët nga banesat e tyre dhe i plas në burg, pa i komunikuar as akuzën që ka për ta, që nuk arrin të sigurojë kushte më minimale për shërbim arsimor dhe shëndetësor, që ka një qeveri nuk kontrollon dot territorin. Aha, reforma në drejtësi do të thoni ju. Kjo po ka shënuar suksese. Ndërtove një kotec në fund të oborrit pa leje rrasesh brenda, kërkon arrestim prokuroria për ish-ministrin e brendshëm, por parlamenti i thotë jo, pasi ka imunitetet dhe “është i pafajshëm”. Arrestohen disa syresh ish-zyrtarë, pro që të gjithë pjesë e opozitës, ama pozita e cila ka ndyrë duart me tendera, vjedhje të bukës së fëmijëve në kopshte, të ilaçeve të të sëmurëve, rri rehat se ata kanë imunitet, para sa të duash dhe padyshim kryeprokuroren të tyren. Freedom House deklaron se ne kemi probleme të mëdha me korrupsionin, por Evropa thotë jeni ok, sa kohë që kanë mbutuar disa copëza të Shqipërisë, pa rrënë në dorë të ujqërve dhe çakejve qeveritarë.

Administrata publike “është tërësisht apolitike”, sa kohë ajo është rekrutuar prej departamenteve të Partisë Socialiste. Pjesëtarët e kësaj administrate në një pjesë dërmuese janë kaq “apolitik”, sa nëpërmjet rrjeteve sociale bëjnë thirrje për takimet që do të kryejë kryeministri dhe ministrat, bëjnë selfie në këto takime, xhirojnë video dhe i hedhin në profilin e tyre në FB, apo tek Cicërimat, duke mos harruar të vendosin logon qeveritare “Shqipëria që duam”. Të gjithë janë zgjedhur me konkurs, por konkursi ka një parakusht që të marrësh pjesë: Duhet të jesh anëtar i njësisë bazë të Partisë Socialiste ose i rekomanduar prej partive të koalicionit. Mirë është të kesh derdhur ndonjë kontribut të veçantë në të holla mbi 5 milion lek.

Dhe në këtë rast përsëri ne mund dhe duhet të themi e madje të brohorasim: Kjo është Shqipëria që duam. Jo shumë larg Tiranës shkollat janë të rrënuar, mungojnë qendrat shëndetësore dhe uria e varfëria janë ulur këmbëkryq. Po ky është edhe standard evropian. Edhe Evropa në këtë derexhe i len qytetarët e vet. Pa bukë, pa shkollim, pa perspektivë, i flak nga puna sa herë që nuk janë dakord me qeverinë ose votojnë kundër saj e kështu me radhë.

Kur vjen fjala për mbrojtjen e një pakice me orientim të ndryshëm seksual nga pjesa më e madhe e popullatës, të gjithë janë në këmbë, ministra e deputetë, kur vjen fjala për mbrojtjen e qytetarëve, gjithë qeveria zhduket e struket dhe flet pas dy ditësh në FB. Madje kryeministri nuk mungon të tallet me popullin e vet, duke përdorur si figurë letrare organet gjenitale. Besoj se ky nuk është standard i sjelljes evropiane. Ndërsa një ministër në Britani është gati të japë dorëheqje për 5 minuta të ardhjes me vonesë në parlament, ministri i jashtëm i vendit tim, rrëmben shishen e ujit dhe ja hedh opozitës, duke pasur rixhanë e të parit të qeverisë dhe shikimin plot adhurim të ministrit të ekonomisë. Por këto nuk mjaftojnë për Evropin as për të thënë se duhet të vendosni standarde demokratike të cilat zbatohen dhe as nuk janë të mjaftueshme, që hapja e negociatave me vendin tonë. Ndërkaq unë mendoj fare hapur se nëse Evropa na do në këtë derexhe, kurrë mos ardhtë dita të jemi pjesë e saj. Ndërsa qeveria sigurisht që është tejet e kënaqur me “arritjet” e saj historike.”

Së shpejti, rapsod e mjeshtra popullor, do të thurin këngë të lavdishme për Evropën por jo si njëherë vaktit që e bëmë ruspi e kurvë, por tani do t’ja marrëm këngës “O Evropë o zonjë e rëndë/më lë të vë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here