Protestës së qytetarëve në Kukës për lirimin e 11 qytetarëve të cilët mbahen ende në burg u është bashkuar edhe gruaja e poetit kuksian të pushkatuar nga regjimi diktatorial, Havzi Nela, Lavdie Nela.
“Asnjë lek nuk do t’ja japim Edi Ramës, le të largohet që sot nga qeveria bashkë me ministrin e Brendshëm që e ka futur Kukësin në shtetrrethim.
Unë jam gruaja e poetit që babai I Edi Ramës ka firmosur vendimin për varjen e tij.”-është shprehur Lavdie Nela.
Ditën e sotme në Kukës është mbajtur sërish protestë për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në 31 mars 2017.
Në protestë kanë marrë pjesë aktivistë të shoqërisë civile si dhe mbështetës të tjerë
kto jane ato qe paguan sala per te ber propagand
Te njejtat skenare bejn kta te PD nxir qytetar per te ngopur urin tende per pushtet.
Pse nuk me dhan edhe mua ndonje lek qe te dal te flas kshu. O Bashaaaa me jep ndonje lek se flas edhe une kshu
Kjo permend burrin per njerzit e qe duan pushtetin. La nam.