Ben Blushi dhe Aleksandër Frangaj në zyrën e Ramës, çfarë marrëveshje u arrit?!

0
842

Që Aleksandër Frangaj, shkon në zyrën e Edi Ramës, ky nuk është aspak lajm. Sepse që prej 2013-ës, nëse Edi Rama nuk është në Tv Klan apo duke darkuar tek restoranti luksoz i Frangajt (Padam), e sigurtë që është Sandri në zyrën e tij.

Por burime për SYRI.net raportojnë se sot në zyrën e Edi Ramës, ka mbërritur sëbashku me Sandrin e Klanit, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel Ben Blushi. Shkuarja e Benit në zyrën e Edi Ramës shënon nënshtrimin përfundimtar të Blushit, gjoja oponet deri dje i Edi Ramës kryeministër.

Për të kundërshtuar sundimin e Edi Ramës si kryeministër dhe kryetari i PS-së, Ben Blushi zhvilloi një aksion politik të besueshëm për këdo që e dëgjonte dhe shikonte. Kundërshtimi shkoi deri edhe në skizmë politike, kur Ben Blushi mori në qafë edhe Mimoza Hafizin dhe bashkë më parët e bashkëshortit të Mozës, themeluan dhe garuan në zgjedhjet e 2017-ës nën siglën e LIBRA-s.

Pasi beteja politike përballë Ramës dështoi me sukses, Ben Blushi u sherros me Mimoza Hafizin, e përzuri atë nga partia që mbahej me paratë  e bashkëshortit të saj dhe emëroi aty një kukull. Këtu mbaroi edhe aksioni politik i Ben Blushit politikan. Pas betejva të panumërta politike, Ben Blushi mori një ofertë të cilën nuk e refuzoi, atë për tu rikthyer në media.

Sot ai mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel. Edi Rama dhe Top Channel patën një thyerje publike raportesh në fund të vitit të shkuar, kur kryeministri akuzoi televizionin deri dje vegël të tij, për deformim të lajmit. Beteja kishte si shkak pakënaqësinë e pronares së Top Channel për mungesën e tenderave multimilionësh që kishte ëndërruar përpara se Rama të vinte në pushtet, e që edhe njëherë si përherë po i merrte vetëm Sandri i TV Klan. Top Channel ndryshoi menjëherë linjën editorial dhe u rikthye edhe njëherë televizioni që nuk bënte PR-in e sukseseve imagjinare të Edi Ramës, por dështime e tij reale në dëm të interesit qytetar.

Kjo deri dy ditë më parë, kur si me magji në lidhje direkte nga zyra kryeministrore, sërish në dritaren e edicionit qendror të Top Channel u rifshaq Edi Rama duke folur për rekomandimin e çeljes së negociatave. Që me ardhjen e Ben Blushit dy muaj më parë në krye të Top Channel, linja informative e televizionit kombëtar është rikthyer sërish në formën “as mish, as peshk”.

Çfarë po ndodh?

Burime për SYRI.net raportojnë se disa javë më parë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me 4 pronarët e mediave kombëtare dhe jo vetëm, Aleksandër Frangaj të TV Klan, Vjollca Hoxha të Top Channel, Artan Dulakun e Vizion Plus, Irfan Hysenbelliu të News 24, Ylli Ndroqin e Ora News dhe Carlo Bollinon e Report Tv, për tu bërë një propozim që ngjanë në fakt me një blerje masive e si pasoj kontroll total të mediave kryesore në vend.

Edi Rama synon që të shkrijë komplet Radio Televizionin Kombëtar dhe u ka propozuar mediave në fjalë që 8 milionë eurot që shteti i jep RTSH-së, t’ia kalojë këtyre mediave. Ironike është se pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha është shprehur se mos ndoshta ky veprim do të ishte i tepërt dhe nuk do të pritej mirë nga opinioni publik. Por këmbëngulja e Edi Ramës “po kush po e vret mendjen për ata”, ka qenë më shumë se një siguri që të shkohej drejt kësaj skeme okulte.

Madje Rama ka shkuar deri aty sa i ka propozuar Aleksandër Frangaj ta blejë RTSH-në, por ky i fundit ka refuzuar duke u shprehur se i mjaftonte Klani. Prania e sotme në zyrën e Edi Ramës, e Ben Blushit dhe Aleksandër Frangajt, nuk është një lajm i keq vetëm se Blushi tregoi edhe njëherë se nuk e ka problem që të tradhëtojë të gjithë (përfshirë këtu edhe vetën dhe bindjet e tij”. Lajmi i trishtë për ditën e sotme është se me shumë gjasë, operatorët kryesorë audio-vizive, shumë gjasë kanë firmosur që për hir të parave të shqiptarëve që do të fusin në xhep, të shndërrohen në pjesën përbërësë e sundimit të Edi Ramës me timon në dorë, edhe në media.

syri.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here