Almeda Abazi tregon se si ndihet kur shikon burrin teksa puthet me të tjera…

0
358

Mediat rozë kanë shkruar shumë për Almedën jo vetëm për arritjet e saj televizive por edhe si partnerja e një prej aktorëve më të mirë në Turqi. Ditën e Shën Valentinit në vitin 2017, Almeda dhe aktori i famshëm Tolgahan Sayisman kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.
Aktualisht Almeda ka ndërmarrë një tjetër hap për karrierën e saj. Vendosi t’i rikthehej publikut shqiptar me pjesëmarrjen në rolin e moderatores në “Dancing Ëith The Stars”.7 ditët e një jave në jetën e Almedës ndahen mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe sakrifica që ajo bën momentalisht në projektin që do e mbajë të angazhuar për dy muajt në vijim ka bërë që ajo praktikisht të jetojë në dy shtete.

Almeda ishte e ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin, ndërkohë që para dy netësh ajo dhe partneri i saj pësuan një aksident. Pasi foli për dashurinë e saj, aksidentin në Turqi me bashkëshortin Tolgahan Sayışman, akuzat për operacionet plastike, planet për një fëmijë etj, etj, Almeda “peshkoi” fjalën “Xhelozi”.

E lidhur me këtë bukuroshja 26-vjeçare e sqaroi siç duhej: “Kemi një punë që nuk na lejohet të jemi xhelozë. Edhe sikur unë të jem xheloze nga brenda, nuk më lejohet të jem xheloze sepse e dija se me kë kisha të bëja para se të martohesha kështuqë…”

Po si ia bën me ato puthjet dhe përkëdheljet në ekran? A janë prej vërteti?

[qesh] “Po sigurisht që janë prej vërteti [qesh sërish], nuk ka montazh në puthje… Mundohem mos i shoh, por jetojmë në një kohë që është e pamundur mos i shohësh. Kjo nuk është xhelozi, por më bën të ndihem keq.”

Nga ana tjetër, aktori dhe bashkëshorti i saj është më xheloz.

“Meshkujt janë pak më xhelozë në këtë aspekt, unë e kam thënë edhe para Tolga-s që nuk do të pranoja kurrë një rol që ka puthje, megjithëse kjo nuk është e lejuar. Por ia kam bërë njëherë si presion, i kam thënë nesër mund të bëj dhe unë një rol të tillë, me këto skenat dhe pashë që iu skuqën veshët dhe iu rrudhën sytë” [qesh]

Si përfundim Almeda thotë se e merr me të qeshur, por nga brenda lufton me veten pasi është e vështirë, por tek e fundit, nuk ka zgjidhje tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here