A mund të ketë marrëveshje të re Basha-Rama…? Ja përgjigjia e deputetit të opozitës…

0

Nard Ndoka, kreu i PDK-së dhe deputet i opozitës, nuk ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje të re mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama. Por sipas tij, kjo marrëveshje mund të bëhet vetëm për çështje madhore, siç është qeverisja e vendit.

“Marrëveshja duhet të jetë për gjëra madhore, siç është qeverisja. Integrimi nuk është në dorën e Ramës e Bashës, por nga vendimmarrja politike e BE.

Opozita po tregon përgjegjësinë e vet, nëse kemi pasur një aksion të egër deri në mosbindjen civile, afati deri në vendimmarrjen politike të BE, do ta detyrojë opozitën të kthehet në politikën e vet institucionale.

Pavarësisht se është e rëndësishme me një maxhorancë të tillë, ku priten të plasin skandalet nga lufta e brendshme, opozita do ketë një mision tjetër. Duhet marrëveshje për të ardhmen politike të vendit, por edhe për qeverisjen e vendit”, tha Ndoka në studion e Report Tv.

I pyetur në lidhje me protestat, kreu i PDK-së shprehet “do të ketë protesta, por jo një agresivitet të asaj natyre që të bëhet Shqipëria lajm në mediat ndërkombëtare në aspektin negativ”.

“S’do ketë një datë për një protestë të madhe çka do ta kapitullonte Ramën dhe qeverisjen e tij. Në këtë sens ka një lloj maturimi”, shtoi ai.

Lini nje pergjigje