11 kuksianët peng i qeverisë/ “Një qiri për drejtësinë e vdekur”

0
301

Pas protestës së sotme të qytetarëve të Kukësit, edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës kanë protestuar para Fakultetit për 11 kuksianët që po mbahen në burg pas protestës për taksën e Rrugës së Kombit.

Ata janë shfaqur me pankarta në duar në oborrin e Fakultetit, duke kërkuar të lirohen protestuesit.

Ata gjithashtu e kanë cilësuar si “të vdekur” drejtësinë shqiptare dhe në pankarta shkruhet ,“Një qiri për drejtësinë e vdekur”, apo “Të lirohen 11 kuksianët”.

Kujtojmë se ditën e sotme qytetarët e Kukësit protestuan para Gjykatës në Kukës për lirimin e 11 protestuesve që po mbahen në paraburgim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here