SKANDAL i radhës/ VETTINGU flluska që po i plas në dorë ministrit Xhafa…

4
360

Pritshmëritë për Fatmir Xhafajn ishin të mëdha. Zërat se ai kishte një mbështetje të gjerë ndërkombëtare krijuan besimin tek shumë qytetarë në efikasitetin e punës së tij. Por besueshmëria e Fatmir Xhafajt ka filluar të bjerë në ritme të frikshme.

Megjithëse është një model tjetër nga Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj në asnjë moment nuk e ka shmangur propagandën dhe fasadën duke u përkujdesur për të në mënyrën e tij.

Përshtatja në kohët e sotme për Fatmir Xhafajn mesa duket është e vështirë. Flluskat e sapunit, po i dalin përditë duke ulur valencën e ministrit të Brendshëm.

Fillimisht arratisja e policëve të akuzuar për kultivim kanabisi, me arrestimet qesharake me “super operacionin”, “Forca e ligjit” dhe deri tek arrestimet për 600 kg e kokainës.

Flluska e radhës që po i plas në dorë Fatmir Xhafajt është procesi i Vettingut, i cili ka filluar të kthehet në një proces qesharak.

Sipas burimeve kofidenciale për Tirana Today, tashmë ka nisur plotësimi i formularit dhe policëve iu kërkohet, që bashkë me një sërë dokumentesh të sjellin edhe vërtetimin e pagës.  Duket për të qeshur por është e vërtetë.

Policia e Shtetit iu kërkon punonjësve të policisë të nxjerrin pagat që kanë marrë gjatë gjithë kohës gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në polici edhe pse ligji “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit” nuk parashikohet një gjë e tillë.

Në nenin 31 të tij parashikohet që “punonjësi deklaron çdo pasuri, të luajtshme apo të paluajtshme, të fituar, poseduar, përdorur apo tjetërsuar që nga data e fillimit të marrëdhënies së punës në institucionin përkatës, pavarësisht datës së emërimit në pozicionin dhe/ose gradën që mban, deri në ditën e plotësimit të formularit të deklarimit të pasurisë, sipas shtojcës nr. 1, bashkëlidhur këtij ligji. Ky deklarim fillon ditën e parë të marrëdhënies së punës.”

Pra, siç jepet shprehimisht edhe nga neni 31 punonjësi deklaron pasurinë përkatëse qoftë e luajtshme dhe paluajtshme, por jo që të sjellë vërtetim mbi pagën.

Megjithatë, punonjësve të policisë iu është kërkuar që të sjellin vërtetime mbi pagën e tyre ndër vite edhe pse pagën e marrin nga vetë institucioni ku punojnë.

Pra, Policia e Shtetit, nuk ka evidencat për pagat që iu jep punonjësve të saj. Përveç absurditetit dhe qesharakes, policët duhet të harxhojnë kohë dhe të paguajnë në bankat e nivelit të dytë për të nxjerrë pagat e marra.

Teksa kërcënoi krimin në krah të Qazim Sejdinit nga Elbasani, Fatmir Xhafaj nuk ka guximin të përballet me policët. Ai nxori të martën zëvendësministrin, Julian Hodaj. Ky i fundit tha se nuk ka asnjë burokraci në këtë rast, por policët duhet të bredhin nëpër banka, tatime dhe hipoteka.

Ligji Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit: 

TIRANA TODAY

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. Sado qe perpiqem t’ia jap Cezarit, nuk di a t’ia jap Fatmirit apo te vellait trafikant. Per mua eshte njesoj sikur Kolumbia te zgjidhte minister te brendshem vellain e Pablo Eskobarit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here