Polici rrugore, apo skuadër gjobash për shtetin?

0
203

Nëse udhëtoni nga Elbasani për në Tiranë, sapo dilni nga tuneli, bëni kujdes. Menjëherë ju pret një kthesë shumë e fortë, që lajmërohet pikërisht kur s’ke mundësi të manovrosh më. Mesatarisht çdo javë aty ndodhin 2 aksidente. Parmakët mbrojtës ndërtohen rregullisht, por nuk jetojnë veçse pak ditë. Ekspertët rrugorë thonë se ajo është një tmerr inxhinierik dhe duhet mbyllur sa më parë. Eshtë një rrugë provizore, por provizorizmi nuk dihet edhe sa do të zgjasë.

Kjo që shikoni në foto eshtë makina e fundit që ra, ku vdiq edhe një grua.

Me gjithë këtë situatë të rëndë, aty nuk qëndron asnjëherë asnjë polic. Por kur zbret poshtë rrugës, deri në Sauk, do të hasësh të paktën 4 postblloqe policie. Ata qëndrojnë në rrethrrotullime, apo segmente rrugore ku nuk ka asnjë rrezik për aksidente. Por ata qëndrojnë aty sepse aty shoferët kanë mundësi të gabojnë, të shkelin rregullat, sepse ka pjesë rruge të drejtë e ku shpejtësia tejkalohet. Në çdo postbllok ka nga dy makina policie. Janë të gjithë me blloqe gjobash në dorë. Dhe nuk kanë për mision të parandalojnë aksidentet, por të bëjnë lekë, të vjelin gjoba për llogari të shtetit. Rezultati ditor nuk është sa aksidente janë parandaluar, por sa para ka vjelur secili polic. Me pak fjalë si hajdutët e xhepave në autobuzë.

Ndaj tek tuneli nuk qëndron asnjë patrullë, atje nuk ka gjoba, atje drejtuesit vetëm do të frenohen të mos bien në greminë. Por policia nuk ka si qëllim të shpëtojë kokën e njerëzve, ajo është “Policia Financiare Rrugore” dhe polici më i mirë është ai që “bën” më shumë lekë.

Bravo çuna, kështu vazhdoni!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here