Nuk ndalen kuksianët/ Zhvendosin protestën në stadium: “Lironi vëllezërit tanë” (VIDEO)

0
188

Gjatë ndeshjes mes Kukësit dhe Laçit në stadiumin “Zeqir Ymeri”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, tifozët kuksianë kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tyre të arrestuar nga policia pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës.

Në pankartat që mbajnë në duar kuksianët shkruhet “Lironi vëllezërit tanë”. Kujtojmë që 23 kuksianë u arrestuan nga policia pas protestës së dhunshmë në Rrugën e Kombit kundër tarifës, ndërsa 11 prej tyre mbahen ende në burg.

Lirimin e kuksianëve të arrestuar e kërkon edhe opozita, mdje në takim me Federica Mogherinin ata i kishin kërkuar që të ndërhynte për lirimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here