Intervista e plotë/ Imami: Berisha, i vetmi ku elektorati i PD gjen konsensus. Basha s’ka konseguencë në aksion

0
321

Në një intervistë për emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, ish-ministri i Mbrojtjes, njëkohësisht ish-deputeti i PD Arben Imami foli mbi situatën në PD, përplasjet mes demokratëve, grupin e kritikëve si edhe qeverisjen “Rama”.

 

KE i ka rekomanduar vendeve të evropës që të votojnë statusin e vendit kandidatë Shqipërisë ?

 

Lajmi është i mirë nga të gjithë, pa dyshim edhe nga pikëpamja jonë. Rruga më e mirë për të kontrolluar edhe këtë qeverisje që pa dyshim është më e keqja që kemi pasur në këto 30 vite pluralizmi politik. Lajmi është i mirë.

 

Pse është më e keqja?

 

Ekonomia e para. Është rritur borxhi, nuk janë rritur taksat, nuk ka investime të huaja direkte.

 

Rama pretendon që ka gjetur nga qeverisja juaj një borxh po aq të lartë?

 

Borxhi nuk ka qenë aq i lartë ne kemi lënë një shumë pa paguar, pagesash që kemi pasur për të bërë ashtu siç kemi pasur pagesa për të marrë. Kjo mbase nuk është gjëja më e mirë që ka bërë ajo qeveri është një nga të metat e asaj qeverisje por nuk është as 700 as 800 milionë, është 200 – 250 milionë dollarë.

 

Dhe më tek ekonomisë pse e quani ju qeveri më të keqe. Rama thotë se kjo është qeverisja më evropiane që ka pasur Shqipëria?

 

Në këto 5 vjet nuk është bërë as një punë reale publike përveçse therrat e mbjellura tek ajo kodra Skenderbe që është në mes Tiranës. Nuk ka asnjë investim serioz i cili të shkonë drejtpërdrejtë në parimin e zhvillimit të vendit. Nuk jam kundër por mënyra si u bënë.

 

Rilindja urbane?

Quhet e shpejtuar, e pa studiuar dhe e njëjtë për të gjitha sheshet e Shqipërsë, si sheshi Durrësit i Korçës dhe i Tiranës me të njëjtin koncept. Por duke e lënë këtë menjëanë nuk jam kundër që të investohet por duhet të ishte investuar më mençurishtë. Nuk kemi asnjë investim, që të shikojë drejtë të ardhmes, perspektivës dhe zhvillimit të vendit. Siç kam parasysh dy autostrada që u ndërtuan nën qeverisjen e PD-së, siç kam parysh TAP-in, hidrocentralin e Devollit, siç kam parasysh që është rrit prodhimi i energjisë në vend mbi 30% në këto vite.

 

Cila është pika më e dobët e qeverisë së sotme?

Politika, nuk bëhet politika. Politika është ajo që të mundohesh të i shërbesh njerëzve, ta qosh vendin para, ta zhvillosh vendin, të garantosh të drejtat e njeriut në vendin tëndë. Në kët vend vetëm në një vit kanë hyrë 39 mijë njerëz në burgje. Kanë hyrë 39 mijë njerëz që nuk i fut dot as Italia e as Gjermania.

 

Qeveria këtë e quan zbatim ligji?

Ligji duhet të zbatohet, ligji zbatohet  por nuk zbatohet vetëm me burg, burg dhe burg dhe kur vjen puna tek ti dhe njerëzit e tu që e kanë mbushur Shqipërinë kanabis nuk ka as burg as ligjë e asgjë.

 

Këtu veproi drejtësia, bëhet fjalë për prokurorinë për strukturat tjera?

 

Po flasim për mandatin që nuk i dha ish-ministrit të brendshëm, nuk e dha parlamenti shqiptarë.

 

Kemi shumë mendime që pavarësishtë qeverisë së dobët është fakti që kemi një opozitë të dobët që po bëni ju?

 

Me këtë mund të bashkohem me një masë të madhe.

 

Në ç’ kuptim. Sepse kemi akuza që ata që ngelën jashtë PD-së nuk kanë qenë aktiv në parlament për vite me radhë dhe ju në 6 muajt e fundit nuk keni folur asnjëher?

 

Unë në gjashtë muajt e fundit s’ kemi qenë fare në parlament. Por nuk është gjëja më e rëndësishme për të cilën PD humbi zgjedhjet. Nuk është çështja e listës e vetmja dhe ndofta e  as më e rëndësishmja, sipas mendimit tim nuk është.

 

Pse nuk është?

Shumë më e rëndësishme ishte marrëveshja dhe ky ishte një element që plotësonte marrëveshjen. Por ajo që ishte më e rëndësishme fushata kundër të gjithëve dhe një fushatë pro Ramës që e bëri zoti Basha.

 

Si e bëri?

Pro Ramës, sepse e gjithë fushata nuk pati lidhje me konsekuencën politike të PD-së në katër vjet të opozitës. E bëri “djallin e zi” mund të jetë edhe LSI-ja e tillë dhe shkëputi PS-në nga të gjitha përgjegjësit e qeverisë. Me qëllimin e një qeverisje të përbashkët.

 

A mendoni se ka pasur realisht qëllim për qeverisje të përbashkët?

Apsolutishtë po. Kjo faktohet nga këto që themi. Në qoftë se bënë një fushatë kur kryeministri del katër vjet përpara nuk sulmohet për asgjë, as për kanabis, as për bugjet as për shpenzimet marramendëse, as për mungesën e investimeve, as për mungesën e investimeve të huaja, as për njërën as për tjetrën. Por dejonizohet një forcë e tretë politike që përgjegjësi të mdha në katër vitet e shkuara. Nëse ti pastron të gjitha partitë e vogla, ata kanë pastruar të gjitha partitë e vogla. Të cilat bëjnë 10% për PD-në dhe nëse e pastron PD-në nga një pjesë e rëndësishme dhe një grup të madh njerëzish dhe drejtuesish që kishin kontribuar dhe zgjedhë njerëz që nuk kanë as një kontribut. Nuk zgjedh as nga radha e dytë, e tretë e katërt që janë brenda PD-së atherë mendojmë kështu.

 

Mbase fytyra të reja në parti?

 

Kjo nuk është rinovim. Shkallmimi i traditës, shkallmimi autoriteteve, i asaj që është arritur në kaq vite është vetëm një qasje krejtësishtë revolucionare, marksiste. Nuk është e justifikueshme.

 

Qeverisja si duket është e patrazuar në rrugën e saj nga opozita, pavarësishtë nga disa goditjet që pësoi, duke llogaritur edhe ngjarjet e Kukësit kur u kuptua që kishte më shumë popull opozitarë sesa nga partia. Janë dy rastet e vetme që ka pësuar tronditje, si duhet veprojë opozita sot?

 

Kjo nuk shtrihet përgjatë një viti. Edhe sot kemi një lloj përgjegjësie për më tepër për gjithçka që flasim publikisht, kështu që nuk e mohoj përgjegjësinë. Siç e ke thënë në një nga emisionet e tuaja, këto vite kanë qenë me të vërtet të vështira për opozitën. Në raport me të tjerat këto vite kanë qenë të vështira në disa drejtime. Nga kjo pikëpamje jam i gatshëm jo vetëm të marrë përgjegjësitë që më takojnë por edhe në tërën e vet PD ka pasur vështirësi për ta konvenuar, për ta transportuar, komunikuar mesazhin e saj themelor. Megjithatë PD në katër vitet e shkuara ka luftuar për dy tre terma shumë të rëndësishëm siç është dekriminalizimi. Kanabisi dy. Bëri një përpjekje serioze jo të bashkohet por ta sjelli reformën në brazdën e duhur dhe këtë lajm që kemi sot e kemi edhe nga kontributi i PD-së.

 

Po këto muaj çfar po ndodhë ?

 

Ka ndodhur një ngjarje që është marrëveshje, unë këmbëngul tek kjo marrëveshje me të gjithë pasojat e saj përfshi qeverinë e përbashkët, përfshi zhdukjen e shuarjen e luftës politike nga marrja e qeverisë deri në shtator dhe për të krijuar këtë besim është e pa mundur. Çfar ndodhë, a pati para disa javësh një protestë dhe pati shumë qytetarë, sepse ka më shumë qytyetarë që protestojnë sesa mbështetës të PD-së. Atëhere niset një veprim politik, dhe kjo po bëhet vazhdë në PD-në dhe lihet përgjysëm. Niset çadra dhe lihet përgjysëm. Edhe njëherë mos e nis çadrën dy muaj para zgjedhjeve atëhere, llogarite!. Se na ka dhënë garanci se me këtë do të zgjidhet. Ajo që është themelore është insekueca në veprimet e kryetarit të PD-së që janë të vijueshme. Kam menduar përpara çështja e moshës, Çështja e pjekurisë politike, çështja e një nevoje për tu njohur më mirë me politikën dhe vendin, me partinë në mënyrë të veçantë. Sepse zoti Basha ka ardhur njëherë si ministër dhe këto janë mangësitë të cilat çdo njeri mund të i paraqiste, por kur shohim që kjo vijon edhe më tej atëhere këtu ka një vij sjelljeje të gabimeve të veçanta.

 

Çfarë kërkoni ju në veçanti?

Konsekuenca e PD-së në luftën e saj ndaj partisë socialiste, ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë mesa duket nuk krijon besimin.

 

Ju thoni që Basha nuk e bënë detyrën e kryetarit të PD-së?

 

Jo po them që nuk e bënë si duhet.

 

Po a mendoni që mund ta bëjë më mirë ?

 

Kjo nuk është çështja ime.

 

A është Basha zgjidhja më e mirë në krye të PD-së?

 

Deri tani ka treguar që jo.

 

A ka figura të tjera që mund ta konkurojnë Bashën?

 

Unë mendoj se çdo antar i PD-së ka potencial për të treguar të paktën, kurse ky është një potencial i provuar.

 

Çfar roli po luan Sali Berisha. Edhe në sondazhe del që është kryesuesi i PD-së?

 

Ky është problemi themelor i zotit Basha. Ai prej 5 vjetësh del nën PD-në ai po e fundos atë. Berisha del mbi partinë dhe Basha nën partinë.

 

Çfarë roli luan Berisha?

 

Atë që ka caktuar vetë, deputet i PD-së.

 

A mund të ketë një rol aktiv sërish Berisha?

 

Unë para disa javësh e kam thënë që e vetmja pikë ku të gjitha palët në PD kanë besim. Dhe e vetmja piku ku elektorati i PD-së gjen një konsensus më të lartë është zoti Berisha. Unë mendoj se nuk mund të i propozojë për diçka është çështje e tij, jo e imja. Por marrja e një përgjegjësie e tezës së bashkimit që e ka hedhur në verë zoti Berisha dhe e kam përkrahur. Kam bërë veprimet e mija, të cilat ka qenë nën mbështetje të kësaj. Atëhere duhet bërë përpjekjet për këtë bashkim i cili gjithmonë duhet të jetë mbi bazën e rregullave statusore, marrëveshje politike dhe përpjekjeve për të hecur realisht bashkë përpara.

 

Ku qëndron fuqia e kësaj mazhorance që vazhdon të jetë dominuese ?

Kur njerëzit ikin nga Shqipëria nuk ikin prej qeverisë por për mungesën e shpresës. Dhe kjo është e lidhur me opozitën në radhë të parë, por po nuk dhamë shpresë ne  dhe nuk ka shumë kohë. E kemi lënë me një miliardë investime të huaja 2013-të. Tani janë duke u ulur dy investimet e mdhaja me të cilët po ushqehen qytetarët shqiptarë po mbarojnë. Nuk ka asnjë perspektivë apo ide për ekonominë e vendit. Taksat po rriten për biznesin e vogël. Po vendosen taksat dhe për të qarkulluar. E pamundur që një vend i cili është i varfër, pamundur të rrisi konston e transportit. Kosto e transportit duhet të jetë e ulur në mënyrë që të rritet volumi i tregëtisë. Kaq e kupton edhe një fëmijë. Nuk e kupton kryeministri jonë.

 

Pse nuk e kupton ?

 

Duhet ta pyesësh atë pse nuk e kupton

 

Ai ka një referencë, votat që i ka fituar ?

 

Së pari do të themi një gjë. Janë vota të vjedhura. Janë vota me kanabis, janë vota nën presion. Çfarë mungoi nga ana jonë?. Munguan njerëzit të cilët për shkak të asaj marrëveshjeje dhe veprimeve të më pasme veçanti të mënyrës si bëri fushatë. Jo PD por Republika e Re e zotit Basha nuk vajtën në votim. Nuk vajti elektorati tradicional i PD-së. Nëse e shikojmë kështu është shumë e qartë që Rama rri në pushtet për shkak të kësaj politike të gabuar dhe veprimeve të gabuara në veçanti para dhe gjatë zgjedhjeve të qershorit.

 

Fronti i përbashkët opozitarë PD – LSI, amendoni se duhen edhe faktorë të tjerë në mënyrë që të përballet?

 

Unë kam rezerva në lidhje me natyrën e këtij lloji unifikimi.

 

Pse keni?     

 

Nuk përjashtojë, bile jam i bindur që kur je në opozitë je i detyruar të punosh dhe bashkëpunosh me forca të tjera opozitare pavarësishtë çfarë vlerësimi ke për to apo të cilit krah i përkasin. Dhe opozita përplotësohet në sa më shumë zëra por partia e madhe antikomuniste, partia e madhe që mund të bëjë alternativën dhe ka potencial për ta bërë është Partia Demkratike. Dhe unë mendoj që ky rrl nuk po luhet si duhet.

 

Çfarë duhet të bëjë më mirë?

 

Të jetë koneguentë, nëse u mblodhën njerëzit thanë që do të ketë protesta, të eci me protesta. Nuk do me protesta, le të zgjedhi një gjë tjetër unë nuk mendojë që bëhen gabime, për çfarë zgjidhet. Por ajo që zgjidhet duhet të i qëndrohet deri në fund. Nese asnjë taktike politike nuk i qëndrohet dhe inkonsumohet ato janë krejtësishtë të pa vlefshme.

 

Cilat janë raportet tuaja me Bashën?

 

Normale. I kam thënë publikisht këto gjëra.

 

Edhe brenda institucioneve të PD-së?

 

Patjetër edhe brenda institucioneve të PD-së.

 

Në listën për deputetët jeni kontaktuar?

 

Jo nuk më ka thënë asgjë. Çfarë të kontaktojë unë. Nuk jemi kontaktuar as për shkakun.

 

Po me Berishën keni patur komunikim ?

 

Rrallë.

 

Ju thoni që është qeverisja më e keqja ata thonë që është më e mira, argumenti është votohet?

 

Prit pak argumenti votohet. Edhe sikur të votohet normalisht nuk është një argument që është një qeverisje e mirë. Janë votuar edhe shumë qeveri të tjera të këqija, jo vetëm në pushtetet e komunizmit por edhe në kushtet e tjera. Ne po bëjmë një arsyetim, një vlerësim duke u nisur nga disa standarde, nga ca kritere. Por nëse do që është argument që nëse qeveria votohet dhe është e mirë, atëhere nuk kemi çfarë bisedojmë.

 

Ju keni njohur shumë herët Edi Ramën para se të hynte në politikë, a ka ndonjë ndryshim?

 

Ka një nën disiplinë të shkencave politike që merret me psikologjinë politike të personit. Ne nuk merremi me psikologjinë mua më interesonë veprimi dhe akti politikë që bënë. Kur të shkruaj libra ndoëherë edhe mund të shkruaj për psikologjinë politike.

 

A ka ndonjë moment që ka fshehur qëndrimet e tij ?

 

Ajo që po të them është që nuk kam ndërmend të i bëjë ndonjë vlerësim psikologjikë këtij person.

 

A besoni se do ketë zhvillime tjera ?

 

Besoj se duhet të ketë. Do të ketë zhvillime në të gjitha krahët. Kjo është një gjendje që 30 vjet punë në politikë më lejojnë që po të shohim tendencat. Është një lloj qeverisje që nuk mund të qëndrojë gjatë dhe kam frikë se po qëndroi gjatë ka pasiguri për opozitën. Po të kishte siguri për opozitën e sotshme populli shqiptarë dhe qeverisjen e nesërme të PD-së, gjërat do të ishin ndryshe

 

Duket se ka një tendenca nga BE dhe SHBA-të për të vënë në lëvizje ndëshkimin e atyre që ata quajnë të pa ndëshkueshëm pra kryesisht në nivele politike. A mendonis e reforma në drejtësi do arrijë të ccojë përpara përgjegjësisë reale, ata persona që kanë shkelur ligjin dhe kjo do sjellë një pastrim të klasës politike?

 

Reforma në drejtësi ka qenë e domosdoshme për Shqipërinë. Nqs ka një njeri që ka bërë një propozim të shkruar, konkret, jam unë dhe e kam bërë në dhjetor të 2015ës, nuk pretedoj që ka qenë më e mira, i cili sipas idesë time do përfshinte një skemë institucionale që i bashkohej frymës kushtitese duke mbushur një vakum që ajo kishte. Tani jemi në një situatë krejt tjetër. Kam frikë se në vend që të vij një sundim i ligjit, po vjen një sundim jo i ligjit, por i qeverisë me mjetet e drejtësisë. Unë po shoh që qeveria po përpqiet që të m,ani;ulojë ccdo lloj institucionesh

 

Cilat janë këto institucione?

 

Po KLP e KLGJ  e këto të tjerat. Kam frikë se këto institucione do tu nënshtrohen ninteresave të një grup i vogël njerëzish dhe kjo qeverisje quhet oligarkike. Kjo qeveria ëhstë e keqe sepse është oligarkike.

 

Cfarë domethënë qeveri oligarkike?

 

Qeveri oligarkike domethënë qeveri e pak njerëzve.

 

Ju thatë që kjo situatë nuk do zgjasë? Ky degjenerim mund të ccojë në përplasje?

 

Kjo do të ishrte rruga më e keqe, më e gabuar. Në momentin që nuk ka zgjidhje politike, fjala vjen qytetarët e Kukësit, qe një lëvizje serioze qytetare e cila nuk u dedh brenda një kalëlpi të madh që janë instiucionet politike. Lëvizje të tilla që dalin jashtë mund të krijojnë lëvizje të atilla. Prandaj edhe roli i PD bëhet edhe më i rëndësishëm në mënyre jo që ti disiplinojë në kuptimi negicativ por qi të përfaësojë, p.sh tregtarët e vegjël që nuk kanë mundësi të paghuajën TVSH , shtresa e mesme është e dëmtuar në mënyrë katastrofike, për ta nuk ka të ardhme ata duhen përfaqësues. Ku janë i nvestime në fshatin shqiptar? Në rrugë jo, në kanalizime jo, i gjithë suporti që jepet për bujqësinë nuk i jepet fshatarëve por i jepete vetëm kapitalstiëve më të mëdhenjë që kanë ferma të mëdha.

 

Pavarësisht debateve me Bashën, do vaazhdoni të jeni aktiv në PD?

 

Patjetër, si anëtar . Nuk më heqin dot besoj..

 

 

*Intervista e Arben Imamit per “Opinion”, zbardhja e plotë nga standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here