22 C
Tirana, Albania
E mërkurë, Shtator 19, 2018
Shpërthen LUBONJA: Në pushtet një grusht njerëzish, “Kur u mbaron fjala, gjykon...

Shpërthen LUBONJA: Në pushtet një grusht njerëzish, “Kur u mbaron fjala, gjykon palla.” 

0

Në kujtim të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë analisti Fatos Lubonja çeli një ekspozitë të fotografisë në Kukës. Ky qytet  mbajti peshën më të madhe të pritjes së bashkëpatriotëve përtej kufirit.

Duke iu referuar  vendosjes së tarifës së rrugës së kombit, Fatos Lubonja tha: ” Ajo që po i bëhet Kukësit është metaforë e asaj që po i bëhet gjithë Shqipërisë. Kemi në pushtet një grusht njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët t’i grabisin.

Në një shkrim të datës 3 prill të publikuar në gazetën “Panorama” me titull “Jemi të gjithë kuksianë”  Lubonja shkruante: “ngjarja e Kukësit erdhi si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.” 

Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve.

Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë.

Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje.

Lini nje pergjigje