Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, adoleshenti përfundon në spital…

0
186
Sherret me thika mes të rinjve në Durrës për arsye nga më banalet, nuk kanë të sosur edhe pse rastet me fund tragjik nuk kanë munguar në këtë qytet. Durrsakët u tronditën jo pak kur në muajin mars, adoleshenti 16-vjeçar Anxhelo Gjakozaj vdiq në duart e kushëririt të tij pas një zënke me bashkëmoshatarin Devi Lala. Por edhe pas kësaj ngjarjeje të rëndë, sërish djemtë e rinj të këtij qyteti zgjedhin t’iu japin zgjidhje ‘problemeve’ të tyre nëpërmjet dhunës e thikës.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15 e njohur si zona e Spitallës, ku 19-vjeçari N.B., banues në Durrës ka goditur me thikë shtetasin D.H., vjeç 17, njofton Durreslajm.

Policia në njoftimin e saj nuk bën me dije shkaqet e një ngjarjeje të tillë, ndërsa mësohet se 17-vjeçari banues në Durrës ka përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 19-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” sipas nenit 89 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here